LAJMI I FUNDIT:

“Juventusi i tanishëm, sikurse ai i vitit 1996”

“Juventusi i tanishëm, sikurse ai i vitit 1996”

Fabrizio Ravanelli e sheh Juventusin aktual si ai që ishte në vitin 1996. 

Ish sulmuesi i njohur që tani është 48-vjeçar kishte qenë një prej protagonistëve që kishin fituar titullin e dytë dhe të fundit për Juventusin.


|Ata e dinë se çfarë janë në gjendje të bëjnë, kanë kaluar teste të vështira dhe duan t’i tregojnë kualitet e tyre”.

“Juve luan futboll të madh, kanë lojtarë të jashtëzakonshëm”.

“Ky Juventus ka të njëjtin mentalit fitues si ai i vitit 1996, besojnë në atë që bëjnë dhe kanë sulmues shumë të mirë”.

“Lippi dhe Allegri, janë të dy toskanë. Lippi bëri histori dhe Allegri do të bëjë tani”.

Ravanelli foli me nota shumë të mira edhe për Mario Mandzukic, Dani Alves dhe Alex Sandro. /Telegrafi/