LAJMI I FUNDIT:

Rama: 18 qershori, dita e Vettingut

Rama: 18 qershori, dita e Vettingut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur mesazhin se shqiptarët e kanë të qartë se kë do të zgjedhin më 18 qershor.

Në fjalën e tij përpara simpatizantëve të PS në Durrës, Rama ka theksuar se, edhe pse nuk bëri aq sa deshi, qeveria e tij në këto 3 vjet e gjysmë dha provën se mund dhe se do ta bëjë Shqipërinë.

“PS del më e rritur dhe më e fortë për të udhëhequr Shqipërinë dhe Shqipëria del më e mirë dhe e vetëdijshme se 3 vjet e gjysmë më parë, me bindjen se ‘po, mund të bëhem shtet’. Një shtet dinjitoz në marrëdhëniet me fqinjët dhe me botën”, ka thënë Rama në kongresin zgjedhor të Partisë Socialiste.


Rama është shprehur se krahas Ditës së Evropës, sot është edhe dita e Shqipërisë që duam, që sipas tij duhet të jetë ajo e mirëqenies dhe e punësimit e që ndodhet përpara zgjedhjeve të radhës.

“Shqiptarët më 18 qershor do të votojnë jo për të zgjedhur kush do t’i qeverisë, por për të zgjedhur se si do të jetë Shqipëria e atyre që lindin sot, çfarë do të bëhet me Shqipërinë që po rilindim”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e bëra së fundmi nga Partia Demokratike, e cila sipas tij, duke rënë pre e frikës nga drejtësia po shkon “në drejtim të paditur”.

“Partia që lindi 27 vjet më parë me aspiratën “Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika, një frikë e madhe, më e madhe se një kope lepujsh, që varen nga drejtësia. E mbyllur në një bunker plastmasi, prej nga i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës të gjithëve, Shqipërisë, BE-së, Amerikës”, ka thënë Rama.

Drejtësia është sipas tij arsyeja përse PD nuk dëshiron zgjedhje.

“Nuk duan zgjedhje, sepse nuk duan Vettingun, nuk duan Vettingun sepse nuk duan drejtësinë dhe nuk duan drejtësinë sepse kanë frikë. Dhe këtë e dinë mirë, pa votuar Vettingun nuk i dalin dot përpara asnjë shqiptari për t’i kërkuar votën. Ndaj duan të hedhin në erë zgjedhjet, edhe me çmimin për të hedhur në erë Shqipërinë, siç bënë 20 vjet më parë”, ka thënë Rama.

Ai ka paralajmëruar se Parlamenti i ri do të nisë punën menjëherë më zhbllokimin e Vettingut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori