Lëvizja Besa: Ridefinimi i sistemit të drejtësisë në Maqedoni, nevojë urgjente
Përmes një komunikate drejtuar Telegrafit në Maqedoni, Lëvizja Besa, ka theksuar se Ridefinimi i sistemit të drejtësisë në Maqedoni është nevojë urgjente.
”Një nga shtyllat kryesore e cila urgjentisht kërkon ndërhyrje për t’u definuar drejt dhe saktë, që në të ardhmen të mund të prodhojë vendime të drejta pa u ndikuar nga politika dhe preferencat partiake, është përfundimisht sistemi i drejtësisë, që i përfshin të gjitha gjykatat dhe prokurorinë publike.”
”Është e patolerueshme që edhe sot e kësaj dite gjykatat të veprojnë me standarde të dyfishta: i tolerojnë dhe ledhatojnë maqedonasit, ndërsa i dënojnë dhe i terrorizojnë shqiptarët. Si ka mundësi që një i ri, në një protestë të kontrolluar, vetëm pse i ka thyer xhamat e gjykatës për të shprehur revoltë ndaj vendimeve të padrejta në rastet e montuara politike, të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa – në anën tjetër – dhunuesit e deputetëve në rastin e 27 prillit lihen në arrest shtëpiak ose nuk u shqiptohet asnjë masë parahetimore?!”
”Dhe, kjo nuk është hera e parë. Rikujtojmë që edhe më parë të rinjtë shqiptarë që kishin shkruar grafitë ose që janë keqpërdorur për interesa personale politike të dikujt në protestat e Kalasë së Shkupit ose që kanë marrë pjesë në protesta të organizuara për mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve, po ashtu janë dënuar nga këto gjykata të politizuara me ndikim të skajshëm partiak.”
”Prandaj Lëvizja BESA gjykon se këtij sistemi të (pa)drejtësisë i nevojitet urgjentisht një RIDEFINIM i plotë, për t’u rikthyer profesionalizmi dhe për t’u vendosur në pozitat e caktuara personat adekuatë, të cilët nuk do gjykojnë mbi bazat etnike dhe fetare. Ne insistojmë që të krijohet një sistem i cili do t’i vendosë standardet bashkëkohore në ndarjen e drejtësisë dhe i cili përfundimisht, me RIDEFINIMIN e tij, do ta çrrënjosë mendësinë e funksionimit komunist të ish-Jugosllavisë në raport me shqiptarët.” thonë nga Lëvizja Besa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve