Agrume e mijëra virtyteve, të njohura që nga kohët shumë të lashta për vetitë e tij të çmuara. Bëhet fjalë për limonin, i përdorshëm kudo në sallata, peshk, aromatizim të ëmbëlsirave, koktelje por edhe në parandalimin e shumë patologjive dhe aleat i çmuar për bukurinë.
I pasur me vitaminë C, kalcium, magnez, kalium dhe antioksidant limoni është një aleat i mirë për lëkurën dhe flokët, aq sa konsiderohet një nga ilaçet natyrale të bukurisë më efikase.
Lamtumirë korrektor!
Limoni ka një efekt shërrues kundër rrathëve të syve. Mjafton të aplikosh dy feta mbi sy dhe ti lësh për rreth 20 minuta. Shikimi do të jetë i shndritshëm dhe nuk do të ketë rrathë të zezë duke na dhënë një pamje më të re.
Ndriçim në fytyrë
Lëngu i limonit, një gotë kos dhe disa pika vaj esencial janë detergjenti më i mirë për fytyrën. I përzien të gjithë përbërësit dhe e masazhon në lëkurë duke e lënë për 10 minuta. Rezultati? Një fytyrë me shkëlqim dhe e pastër.
Nuk ka më njolla
Limoni, falë acidit citrik dhe vitaminës C, ka një fuqi të fortë zbarthues, përveçse ndriçues, prandaj është një ilaç i mirë kundër shenjave të moshës apo ekspozimit në diell. Shkrini pak sheqer në lëng imoni dhe aplikojeni çdo ditë në fytyrë. Rezultat i garantuar në pak javë.
Mirupafshim pika të zeza!: nëse nuk ju mjafton, ju kujtojmë se limoni është një ilaç i mirë për pastrimin thellësisht të poreve të lëkurës dhe lufton aknet dhe pikat e zeza. Mjafton një lugë mjaltë në lëng limoni, përziejeni dhe aplikojni këtë maskë për çerek ore në pikat e zeza për të parë përfitimet e tij.
Buzët: nëse kemi buzë të thara dhe të dehidratuara për shkak të agjenteve atmosferikë, mjaftojnë pak pika limoni në buzë në mbrëmje para se të flini për tu zgjuar në mëngjes me buzë të buta. Nëse nuk keni kohë? Mos u trembni. Përziejmë pak lëng limoni me sheqer, dhe do të kemi një eksfoliues natyral.
Flokë për tu pasur zili: përgatisim një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. E vendosim në flokë të thatë dhe e lëmë për rreth 10 minuta. Një shpëlarje dhe një shampo dhe voila. Flokët do të jenë të butë dhe të shëndetshëm.
Të fortë dhe të shëndetshëm: limoni ka veti të pafundme. Riforcon flokët dhe riparon dëmet. Një herë në javë mund të aplikoni maskën e bërë nga një tas lëng lioni dhe ujë kokosi. Lëreni për çerk ore për të pasur rezultate perfekte.
Larg zbokthit: acidi citrik në limon dezinfekton rrënjët e flokëve dhe ndihmon në eleminimin e zbokthit. Një maskë e përbërë nga përzierja e lëngut të limonit dhe ujit aplikohet në skalpin e kokës. Lëreni për 10 minuta dhe është e lehtë dhe efikase.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles