Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar bisedimet me Aleancën Kosova e Re, ndonëse zyrtarët e kësaj partie e kanë mohuar një gjë të tillë.
Burime të KosovaPress kanë treguar se përfaqësues të LDK-së dhe AKR-së, janë takuar në mënyrë që të diskutojnë për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor dhe në zgjedhje të shkojnë me listë të përbashkët.
Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së e ka mohuar për KosovaPress të kenë diskutuar me partinë e Behgjet Pacollit për mundësinë e koalicionit parazgjedhor. Ai ka thënë shkurt se LDK momentalisht është në koalicion me PDK-në dhe nuk ka nevojë për koalicione tjera.
Por, ndryshe thotë nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu. Ai tha për KosovaPress se kanë biseduar me zyrtarë të LDK-së por jo aso takime të nivelit zyrtar.
“Jo jo nuk kemi bërë takime të nivelit zyrtar ose formal, çdo gjë është bërë ose në takime rasti ose takime për diskutime të bashkëpunimit potencial, por jo diçka formalisht”, th Sejdiu në një intervistë të shkurtër për KosovaPress.
Aleanca Kosova e Re sipas tij është e hapur ndaj bisedave me të gjitha partitë ose subjektet politike në Kosovë për të bërë koalicion, por, me kush që programi i AKR-së të zbatohet plotësisht.
“AKR si parti liberale është gjithmonë e hapur ndaj bisedave me të gjitha partitë ose subjektet politike në Kosovë, natyrisht për zbatimin e programit të AKR-së veçanërisht në sektorin ekonomik, por edhe në sferat e tjera. Mirëpo, diçka konkrete nuk ka as me bisedimet me LDK-në apo ndonjë subjekt tjetër dhe ne do të vlerësojmë atë që është më së miri për qytetarët e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht edhe vendimet tona gjithmonë do të merren parasysh në mënyrë primare çka është më së miri për vendin tonë dhe për qytetarët e pastaj për çdo gjë tjetër, kështu që jemi në proces të analizës se çka duhet bërë dhe si duhet hyrë në zgjedhjet që po trokasin si duket në derë dhe shumë shpejt strukturat e partisë do të marrin vendimin e duhur”, tha Sejdiu.
Sejdiu tha se AKR nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, por sipas tij, jo koalicion me ata që kanë kontribuar në shkatërrimin e vendit.
“Me njerëzit të cilët janë me duar të papastra ne nuk bëjmë koalicion, nuk bëjmë koalicion me njerëzit të cilët kanë kontribuar në shkatërrimin e vendit tonë dhe në prurjen e vendit tonë në gjendjen të cilët gjendet aktualisht, ku po e shihni edhe vetë që çdo vendim që merret për interes personal dhe jo për interes të shtetit dhe interes të qytetarëve të këtij vendi. Nuk kemi dëshirë të flasim për vija të kuqe është një mendësi primitive, por kusht për bashkëpunimin tonë me cilin do subjekt apo cilët do persona është që në një të jenë të pastër dhe nën dy që të garantojnë zbatimin e programit të AKR-së”, tha Sejdiu.
AKR-ja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 nuk ka mundur të hyjë në Parlament pasi nuk ka kaluar pragun zgjedhor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë