LAJMI I FUNDIT:

Punëtori edukative për mbrojtje nga droga, alkooli dhe cigarja në shkollat e mesme në Shkup

Punëtori edukative për mbrojtje nga droga, alkooli dhe cigarja në shkollat e mesme në Shkup

Sot fillon punëtoria edukative për parandalim dhe mbrojtje nga përdorimi i drogës, alkoolit dhe cigares, në vitat e treta dhe të katërta në shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit dhe do të zbatohen në ‘Shtëpinë e shëndetit në Shkup’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në punëtorinë edukative, siç informojnë nga Shtëpia, me kohëzgjatje prej një ore, punëtorët e shëndetit do të flasin me nxënësit për parandalimin dhe mbrojtjen nga përdorimi i drogës, alkoolit dhe cigares.


Prej këtij viti në realizimin e punëtorisë janë përfshirë edhe nxënësit nga shkollat private në Shkup.

Aktivitetet janë në bashkëpunim me MPB dhe SPB Shkup dhe do të zgjatë deri më 15 maj. /Telegrafi/