LAJMI I FUNDIT:

Për çfarë ”ndëshkimi” ndaj Maqedonisë flet Rusia?

Për çfarë ”ndëshkimi” ndaj Maqedonisë flet Rusia?

Gazeta britanike ”The Sunday Times” shkruan se Maqedonia është vënë nën trysninë e Rusisë që të shkëputet nga Perëndimi, ose të përballet me ”ndëshkim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, anëtarë të Qeverisë së Maqedonisë janë njohur me disa kërkesa nga ambasadori rus, që vendi të ndryshojë aleancën e saj drejt Moskës.

”Rusisë nuk i duhet Maqedonia”, por Maqedonia ”nuk mund të mbijetojë pa Rusinë”, raportohet të ketë thënë ambasadori Oleg Shcherbak.


Përndryshe, Moska zyrtare ka mbështetur publikisht OBRM-PDUKM-në dhe ka kundërshtuar një ardhje në pushtet të LSDM-së. Lajmin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/