LAJMI I FUNDIT:

Sanchez shumë i zhgënjyer me sezonin e Arsenalit

Sanchez shumë i zhgënjyer me sezonin e Arsenalit

Asi i Arsenalit, Alexis Sanchez, është shprehur shumë i zhgënjyer me rrjedhën e deritanishme të sezonit.

Sanchez ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Arsenalit këtë sezon, por nuk i ka shprehur në asnjë moment brengat e tij.

Tash ai thotë se sezoni nuk ka qenë aq i mirë.


“Nuk mendoj se ka qenë sezon shumë i mirë për ne sepse kam ardhur të fitoj trofe, të luftoj për Ligën e Kampionëve dhe të luftoj për Liëgn premier dhe ndihem i zhgënjyer se në çfarë pozite jemi si ekip”.

“Ne kemi finalen e FA Cup dhe do të jap gjithçka ta fitojmë”, u shpreh Sanchez.

/Telegrafi/