Zgjedhjet lokale në Maqedoni më herët mund të mbahen në muajin shtator. Lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev, për TV21 deklaroi se pas formimit të qeverisë së re partitë politike, duhet të merren vesh për një datë për organizimin e zgjedhjeve lokale, sepse komunat e ndjenjë trysninë e krizës politike të stërzgajtur. Zaev thotë se duhet të ndryshohet neni 12 i Kodit zgjedhor, ku, në vend të majit, do të vendoset një muaj tjetër, për të cilin do të merren vesh partitë politike.
“12 vite jam kryetar komune. Isha deri më 30 dhjetor. E di se sa çështje serioze është pushteti lokal. Ai prek në përditshmërinë e qytetarë, përmes shkollave, çerdheve, urbanizmit, ndërmarrjeve komunale. Prek në çdo familje, deri te çdo qytetar, andaj duhet të organizojmë zgjedhje lokale të rregullta”, u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM.
Pas kalimit të afatit për shpalljen e zgjedhjeve lokale, disa ministri dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dorëzuan nisma deri te Gjykata Kushtetuese me kërkesë për t’u vlerësuar kushtetutshmëria e disa neneve të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe të Kodit zgjedhor. Nga Gjykata Kushtetuese konfirmuan se kërkesa do të shqyrtohet në seancën e ardhshme, më 10 maj.
Por, profesoresha universitare Gordana Siljanovska thotë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, kryesuesi kishte për obligim t’i shpallte zgjedhjet lokale, si detyrë e parë e deputetëve.
“Mos shpallja e zgjedhjeve paraqet shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve, por edhe të të drejtës sonë për vetëqeverisje lokale. Me këtë, vendi mund të hyjë jo vetëm në krizë politike, por edhe në krizë në nivel lokal”, tha Gordana Siljanovska, profesoreshë për sistem Politiko-Kushtetues dhe Politik.
Sipas ligjit, mandati i autoriteteve lokale skadon më 15 maj, pas çka, Maqedonia do të mbetet pa vetëqeverisje lokale. Afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Kuvend, skadoi më 6 mars si pasojë e krizës politike, gjë që hapi shumë pikëpyetje se si të gjendet zgjidhje, që nuk do të ishte në ngarkesë të qytetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025