Thembrat e çara apo të plasaritura janë ndër problemet më të shpeshta që na rastis t’i shohim. Shkaqet e krijimit të tyre janë nga më të ndryshmet duke filluar nga mënyra e varfër e të ushqyerit, përkatësisht mos konsumimi i vitaminave të nevojshme për organizëm apo mos pirja e mjaftueshme e sasisë së rekomanduar të ujit.
Ato mund të shkaktohen edhe nga mungesa e higjienës apo mos hidratimi i rregullt i thembrave me kremra hidratuese.
Me anë të limonit ju mund ta eliminoni plotësisht këtë problem.
Limoni përmban sasi të madhe të vitaminës C që i ndihmon shumë lëkurës tuaj gjithashtu ndihmon edhe në trajtimin e këtij problem mjaft të padëshirueshëm.
Mbusheni një enë me ujë të vakët dhe shtrydhni disa pika të limonit në të. Lërini këmbët të qëndrojnë në atë ujë për 15 ose 20 minuta pastaj largoni nga aty. Në ujin e përgatitur mund të vendosni edhe pakëz mjaltë, varësisht prej preferencës tuaj.
Nëse dëshironi ndonjë trajtim më të shpejtë atëherë vendosni në një pambuk disa pika limon kombinuar me disa pika uji, në mënyrë që të zbutet përqindja e aciditetit dhe vendoseni direkt në zonën problematike.
Për rezultate më efektive përdoreni këtë ilaç natyral disa herë në javë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak