Kjo është punishtja ku deri dje prodhoheshin pije freskuese të falsifikuara, qe më pas shpërndaheshin në treg.
Në magazinë u gjetën rreth 3 mijë shishe të mbushura me lëng pjeshke, limoni, pjepri si dhe pije energjike Dajti. Të gjitha të prodhuara me koncentrat të skaduar si dhe esencë të futur kontrabandë në Shqipëri.
Pamjet tregojnë se lëngjet ruheshin në kova të mëdha, jashtë çdo kushti higjiene, e më pas bëhej ato hidheshin nëpër shishe.
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, ushtroi kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se disa persona kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm.
Operacioni i koduar “Dajti” çoi në pranga 36-vjeçarin Genc Brahysa. Ndërkohë ka nisur hetimin në gjendje të lirë për një 36 vjeçare, punonjëse në fabrikë dhe është shpallur në kërkim kimisti.
Pas kontrollit në punishte u sekuestrua një makineri artizanale që shërbente për prodhimin e lëngjeve të falsifikuara si dhe vula me të cilën vendoseshin datat e skadencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251