LAJMI I FUNDIT:

Washingtoni fiton ndeshjen e parë në serinë ndaj Bostonit, Golden State i pandalshëm (Video)

Washingtoni fiton ndeshjen e parë në serinë ndaj Bostonit, Golden State i pandalshëm (Video)

Washingtoni ka realizuar fitoren e parë në playoff duke mposhtur në shtëpi në ndeshjen e tretë Bostonin me rezultat 116-89, për ta zbutur serinë në 2-1, teksa Golden State e zgjeroi në 2-0 serinë e fitoreve në gjysmëfinale të Perëndimit ndaj Utah Jazz duke fituar në shtëpi me rezultat 115-104.

Për Washingtonin pos fitores nuk kishte opsion tjetër në takimin e zhvilluar në Verizon Center.

Epërsia më e madhe u arrit qysh në çerekun e parë dhe ishte plot 22 pikë, ku edhe mund të thuhet se u sigurua fitorja për vendasit të cilët nuk e lëshuan më takimin nga dora.


Më i miri te vendasit ishte John Wall me 24 pikë, pasuar nga Bogdanovic me 19 pikë e 10 kërcime dhe Gortat me 13 pikë dhe 16 kërcime.

Te Bostoni nuk ishte në formën më të mirë Isaiah Thomas i cili realizoi vetëm 13 pikë, kurse më i miri ishte veterani Al Horford me 16 pikë, shkruan Telegrafi.

Kevin Durant shkëlqeu me një double-double fantastik ndaj Utah me 25 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime, pasuar nga Draymond Gren me 21 pikë dhe Curry me 23 pikë e 7 asistime.

Te Utah ishte Hayward ai që realizoi 33 pikë, pasuar nga Rudy Gobert me 16 pikë dhe 16 kërcime, kurse Shelvin Mack shtoi 14 pikë.

Ndeshjet vazhdojnë sonte ku Cleveland Cavaliers i shkojnë Torontos dhe Spurs i shkojnë Houstonit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori