Zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë dhe të përgatitet për fazën përmbyllëse të tij që do të nënkuptonte njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve’.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se me lirimin e Ramush Haradinajt është hequr vendimi për pezullimin e dialogut me Serbinë, i bërë me një Rezolutë të Kuvendit të Kosovës.
“Për këtë fazë janë dy nivele që duhet t’i trajtojmë. E para është vazhdimi i zbatimit të marrëveshjeve. Kurse, sa i takon dialogut politik të nivelit më të lartë, për këtë çështje, siç e dini, ne kemi paralajmëruar se po hyjmë në fazën e tretë dhe përmbyllëse “, tha Tahiri.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu tha anëtarëve të një komiteti për punë të jashtme të Parlamentit Evropian se “dialogu me Serbinë duhet të ketë një qëllim të qartë, që është njohja e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”.
Dialogu i nisur prej më shumë se pesë vjetësh, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, u pezullua javë më parë, përmes Rezolutës që Kuvendi i Kosovës e miratoi me kërkesën për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga ndalimi në Francë. Haradinaj u ndalua në aeroportin e Baselit në janar të këtij viti, sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë, me akuzat për krime lufte në Kosovë. Ai u lirua më 27 prill nga gjykata franceze në Colmar, e cila refuzoi ta ekstradonte Haradinajn në Serbi, sipas kërkesës së Beogradit zyrtar.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu duhet të vazhdojë por, sipas tij rezoluta e miratuar nga Kuvendi duhet të zbatohet në tërësi. Ai tha se në rezolutë nuk ka qenë e vetmja kërkesë lirimi i Ramush Haradinajt, por ka pasur edhe çështje të tjera që duhet merren parasysh. Ai theksoi po ashtu se dialogu që është zhvilluar deri tani në Bruksel mes palëve, duhet të riformatohet.
Por, për deputetin nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, “objekti i rezolutës së Kuvendit të Kosovës për ndërprerjen e dialogut me Serbinë është përmbushur derisa është liruar Ramush Haradinaj”. Sipas tij, për pjesën tjetër të rezolutës duhet të punohet në vazhdimësi nga institucionet kompetente.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe analistët politikë konsiderojnë se dialogu politik duhet të vazhdojë dhe çështja e normalizimit të raporteve me Serbinë, heqja e fletarresteve ndërkombëtare dhe një listë e tërë e problemeve, me të cilat Kosova përballet drejtpërdrejt, duhet të futen në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për, siç thonë, “qasje destruktive jo vetëm në raport me dialogun, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”. Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen kornizë të Prillit të vitit 2013, që u pa si e arritura më e madhe e dialogut.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka hapur kapituj të ri të të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane. Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërkohë që Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë