Ministrja për dialog Edita Tahiri mendon se vazhdimi i dialogut me Serbinë duhet të zhvillohet në nivel të lartë dhe të hyjë në fazën përmbyllëse. “Mendoj se duhet të jetë niveli më i lartë i vendit dhe më gjithëpërfshirës, diçka e ngjashme siç ka qenë në bisedimet e Vjenës”, është shprehur Tahiri në një intervistë për Radio Kosovën.
Tahiri thotë se “me faktin se është liruar zoti Haradinaj ku është shënuar edhe një fitore ndaj Serbisë, tashmë është hequr vendimi për pezullimin e dialogut me Serbinë që ishte bërë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe procesi ka filluar në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura që janë në pritje të zbatimit. Ndërsa, për sa i përket vazhdimit të dialogut, mendoj se tani duhet të flitet për zhvillim të dialogut në dy nivele: Niveli i parë është që të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që kanë mbetur pa u zbatuar, kurse ndërkohë të përgatitet një proces politik i nivelit të lartë me të cilin ne duhet hyrë në fazën e tretë, që do të jetë dhe faza përmbyllëse e dialogut me Serbinë”.
Ministrja Tahiri thotë se në këtë fazë përmbyllëse, synohet të arrihet njohja reciproke mes dy shteteve.
“Për sa i përket përgatitjeve për këtë nivel, në instancat më të larta të institucioneve shtetërore, duhet të zhvillohen konsultat për formatin e dialogut dhe të delegacionit përfaqësues, e që unë mendoj se duhet të jetë niveli më i lartë i vendit dhe më gjithëpërfshirës, pra një delegacion gjithëpërfshirës, diçka e ngjashme siç ka qenë në bisedimet e Vjenës…”, tha ajo.
Lidhur me mundësinë e vazhdimit të dialogut në formatin më të lartë mes dy Presidentëve, Tahiri thotë se për këtë çështje brenda institucioneve tona duhet të merret një vendim se çfarë do të jetë përfaqësimi i Republikës së Kosovës në bisedimet e fazës përmbyllëse të dialogut me Serbinë dhe më pas ne do t’ia komunikojmë Brukselit edhe formatin, por edhe përmbajtjen e bisedimeve.
“Në fakt, siç e dini ka dy vjet që në i kemi paraqitur Bashkimit Evropian një dokument me ato që ne i konsiderojmë tema përmbyllëse në dialogun me Serbinë dhe ato tema fillojnë nga ajo e njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve, pastaj është demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pra midis dy shteteve, pastaj është çështja e kompensimit për dëmet e luftës që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës si dhe çështja e ndarjes së pasurisë sipas parimit të suksesionit në kontestin e shpërbërjes së ish – Jugosllavisë”.
Lidhure me atë se kur mund të zhvillohet takimi i radhës ministrja Tahiri thotë se “për takimin e radhës ende nuk kemi njoftime nga Bashkimi Evropian, mirëpo në Kosovë ishte javën e kaluar menjëherë pas lirimit të zotit Haradinaj, drejtoresha e BE për Ballkanin, Angelina Eichhorst, e cila qëndroi këtu për konsulta lidhur me përgatitjen e takimeve të ardhshme. Sidoqoftë, për momentin nuk kemi një datë konkrete”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze