LAJMI I FUNDIT:

Departamenti i Gazetarisë mban konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”

Departamenti i Gazetarisë mban konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”

Nesër do të fillojë punën Konferenca Ndërkombëtare treditore “Prishtina Media Days”, e cila është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Organizatën SEMO.

I gjithë ky organizim është bërë në kuadër të aktiviteteve të Degës së Gazetarisë për Ditën e Lirisë së Shprehjes.


Në një intervistë për KosovaPress, Remzie Shahini-Hoxhaj, drejtoreshë e Institutit të Medias dhe profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë, tha se kjo konferencë ka nisur si nevojë e kohës, sfidave me të cilat po ballafaqohen gazetarët jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën.

Ajo bëri të ditur se tema e kësaj konference është “Raporti i gazetarisë më të vërtetën”.

Sipas saj, ka qenë e rëndësishme të përballin teorinë dhe praktiken, në mënyrë që të gjejnë përgjigje për pyetjet të cilat janë shtruar për një kohë të gjatë sa i përket të vërtetës në gazetari.

Sipas profesoreshës Hoxhaj, mbajtja e kësaj konference në Kosovë është shumë e rëndësishme jo vetëm për studentët e gazetarisë por edhe për të gjitha mediat dhe publikun.

Në këtë konferencë do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania, Brazili, Egjipti, Shqipëria, Serbia e vendeve të tjera.

Konferenca Ndërkombëtare treditore “Prishtina Media Days”, e cila është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Organizatën SEMO do të zgjasë nga nesër deri me 5 maj. /kp/