LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa kërkon të formohet komisioni hetimor parlamentar (Video)

Lëvizja Besa kërkon të formohet komisioni hetimor parlamentar (Video)

Dita e enjte e 27 prillit do të mbahet mend si e “E enjtja e përgjakur”, dita e zisë institucionale, ku në mënyrë barbare – brenda pronës së Kuvendit – u sulmuan deputetë, gazetarë e punonjës administrativë, madje u demolua dhe shkatërrua gjithçka nga një grup huliganësh, që u futën brenda në Kuvend të maskuar dhe rebeluar, por edhe të organizuar, gjë që shpërfaq edhe elemente të sulmeve terroriste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aty u rrezikua rendi kushtetues dhe i sigurisë, ndërsa para syve të policisë (atyre që duhej ta mbajnë dhe sigurojnë rendin publik) u sulmua organi më i lartë shtetëror. Përkitazi me këtë, ne shprehim shqetësim dhe keqardhje të madhe për atë që ndodhi dhe njëherazi e dënojmë këtë akt vandal me përmasa grusht-shteti! Me këtë rast ritheksojmë se institucionet kompetente shtetërore nuk ishin në detyrë dhe nuk i ndërmorën masat e duhura për pengimin e asaj dhune në Kuvend.

Kur jemi këtu, kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku ministër është një kuadër i BDI-së, nga Prokuroria Publike, si dhe nga organet e tjera kompetente, që mos të lejojnë të minimizohet qëllimisht zbardhja e këtij skenari, por këtë vepër huliganësh ta marrin me seriozitetin më të madh, që ata ta marrin dënimin e merituar. Në të kundërtën ne, por edhe popullata, do të konstatojmë se këto institucione janë të kapura nga këta huliganë dhe nga skenaristët e tyre.


Lëvizja BESA, ashtu si në të kaluarën, përsëri konstaton se secili që ka bërë një shkarje, duhet të kapë llogari para drejtësisë, ndërsa në këtë rast që nga ata që kanë marrë pjesë në atë akt makabër e deri te frymëzuesit e këtij grupi huliganësh, që legjislacioni i Republikës së Maqedonisë i parasheh në mënyrë decide, të gjithë duhet ta marrin ndëshkimin e merituar. Sepse vetëm përmbushja e drejtësisë është mirënjohje për viktimat.

Për këtë arsye e ftojmë Prokurorinë Publike që të reflektojë dhe të fillojë me hetimet profesionale të këtij rasti dhe të mos bie pre e ndikimeve nga partitë politike, të cilave u ka shërbyer deri më tani. Po ashtu e ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht ministrin në detyrë, që të fillojë me sanksionimin e punonjësve të policisë, të cilët i ndihmuan bandat e huliganëve, qoftë në aspektin e logjistikës, qoftë edhe në bashkëpjesëmarrjen e tyre në aktet e terrorit të ushtruar ndaj të zgjedhurve të popullit dhe ndaj gazetarëve.

Lëvizja BESA, respektivisht grupi parlamentar i saj, do të dorëzojë edhe kërkesë deri te kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, tashmë i pranuar edhe ndërkombëtarisht, që në seancën e parë të formohet komision hetimor parlamentar, ku do të zbardhet gjithë e vërteta e 27 prillit dhe, mbi atë bazë, të ndërmerren masat e nevojshme për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

Pa zbardhjen e këtij rasti Maqedonia nuk do të jetë e sigurt dhe do ta ketë vështirë të krijojë kushte për sundimin e ligjit, drejtësisë dhe sigurisë. E ardhmja e Maqedonisë është në duart tona!

https://www.youtube.com/watch?v=H23xUWGbzeg

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori