LAJMI I FUNDIT:

SHBA lëshon paralajmërim për udhëtim në Evropë

SHBA lëshon paralajmërim për udhëtim në Evropë

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim të ri udhëtimi për Evropën, duke thënë se shtetasit amerikanë duhet të jenë të vetëdijshëm për kërcënimin e vazhdueshëm nga sulmet terroriste në gjithë kontinentin.

Në paralajmërim, Departamenti i Shtetit përmend incidentet e fundit në Francë, Rusi, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se Shteti Islamik dhe Al Kaida “kanë kapacitet për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste në Evropë”.

Paralajmërimi i mëparshëm i SHBA-së për Evropën, i lëshuar përpara sezonit të festave të dimrit, ka skaduar në shkurt.


Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se paralajmërimi i fundit nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim specifik, por me rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve.

Ky paralajmërim do të skadojë më 1 shtator.

“Qendrat tregtare, objektet qeveritare, hotelet, klubet, restorantet, vendet e lutjeve, parqet, aeroportet dhe lokacione të tjera janë të gjitha objektiva të mundshme për sulme”, thuhet në paralajmërimin e Departamentit amerikan të Shtetit. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet ministri kroat i Shëndetësisë

Arrestohet ministri kroat i Shëndetësisë

Kroacia
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Scholz dhe Putin biseduan për herë të parë që nga viti 2022

Scholz dhe Putin biseduan për herë të parë që nga viti 2022

Evropa
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

Botë
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Botë
Kalo në kategori