Ka një pasuri marramendëse, e që llogaritet se gjysma e Zvicrës është e tij. Në qendër të Baselit, në pjesën më të bukur të këtij qyteti, ka shtëpinë e tij, të trashëguar nga gjyshi, pas martesës së këtij të fundit me një vajzë të pasur nga Çekia në vitet e `60-ta.
Personi i mistershëm me gjithë këtë pasuri, nuk mund të jetë askush tjetër pos Qabit, personazhit më të ri të serialit shumë të popullarizuar “O sa mirë“ që jepet çdo të diele të Kohavision – KTV.
Qabi, një person mjaft energjik, i cili luhet nga aktori kosovar që jeton në Zvicër, Ridvan Murati, është risia e fundit e këtij seriali mjaft të popullarizuar në mbarë trevat shqiptare, e në veçanti në diasporë.
Ai tregohet si njeri mjaft i integruar në jetën zvicerane. Nuk përton të tregojë se si duhet të sillemi në Zvicër, por me të shkuar në vendlindje, ai shpesh e tradhton veten, duke bërë blofe apo edhe duke ngacmuar vajza nëpër rrugë të Prishtinës.
Gjatë shkurtit, një pjesë e ekipit të serialit “O sa mirë” ishte në Zvicër për xhirime të disa skenave për episodet e ardhshme të serialit.
“O sa mirë” në Basel
Ekipi i albinfo.ch, ka qenë i pranishëm gjatë gjithë ditës në peripecitë e xhirimeve, që fillimisht zunë vend tek studioja e boksierit të famshëm Arnold Gjergjaj, e më pas edhe në Bazel dhe Olten.
Duke ditur se bëhet fjalë për një serial komik, edhe gjatë xhirimeve të qeshurat nuk mungonin, e shpesh shkaktonin edhe ndërprerjen apo edhe përsëritjen e xhirimeve.
Nga kasta e aktorëve që merrnin pjesë ishin Olta Daku, Jeton Zogiani, Ernest Zymberi dhe Ridvan Murati, apo siç i njohin shikuesit e serialit si “Profesoresha e Fizikës”, “Drenica”, “Lugina” dhe “Qabi”. Ndërsa me ta ishte pashmangshëm regjisori Valter Lucaj dhe kameramani Rron Ismajli.
Me një kohë mjaft të kufizuar, aktorët duhej të xhironin sa më shumë që mundeshin, sepse duhej të ktheheshin në Prishtinë për të vazhduar me skenat e tjera atje, prandaj edhe serioziteti duhej të ishte në maksimum.
E ndërkohë shumë gjëra duhej edhe improvizuar. Kështu gjatë xhirimeve, aktorët duhet edhe të grimoseshin afër lumit te Rajnës në Basel nga grimerja profesioniste Egzona Sertollaj. Pa përmendur këtu edhe vështirësitë e tjera teknike.
Diaspora bëhet treva shqiptare e radhës
Në “O Sa Mirë” , bëhet fjalë për një shkollë private, ku ka studentë nga të gjitha trevat shqiptare: nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës etj.
Inkuadrimi i një personazhi nga diaspora, pos karakteristikave të Qabit, ka edhe një domethënie tjetër. Për regjisorin Valter Lucaj, inkuadrimi i aktorit Ridvan Murati nga Zvicra, është bërë për faktin se duke parë që një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në diasporë, ku do qofshin ata, diaspora tashmë po llogaritet si një trevë e re shqiptare, e që duhet ta ketë personazhin e vet aty.
Futjen e tij në serial nga skenaristi Ard Islami, aktori Ridvan Murati, e sheh mjaft pozitive. Por duke parë se shikueshmëria e këtij seriali në diasporë është shume e madhe, shpreson se vonesa për të pasur në serial një personazh të tillë do të kompensohet në episodet në vazhdim.
Ridvani, si pjesë e Thaterfalle nga Baseli, ku luan kryesisht ne gjuhën gjermane, kyçjen e tij në serial e sheh si “një sfidë të këndshme, pasi që pas 7 vitesh rikthehet në TV, në një serial te popullarizuar shqiptar në Kosovë”. Ai me këtë rast “falënderon stafin për përkrahje si dhe përgëzon ata për profesionalizmin e treguar gjatë provave dhe xhirimeve”.
Ai me personazhet nga të gjitha trevat e banuara me shqiptarë, e me një skenar e lojë të mirë të aktorëve, është bërë seriali më i pëlqyer aktualisht.
Seriali mund të ndiqet çdo të diel në Kohavision (KTV) me fillim në ora 20:00, apo edhe në kanalin zyrtar të O Sa Mirë në Youtube.
Diaspora e ka merituar të ketë personazhin në serial
Inkuadrimi i një personazhi nga diaspora, pos karakteristikave të Qabit, ka edhe një domethënie tjetër. Për regjisorin Valter Lucaj, inkuadrimi i aktorit Ridvan Murati nga Zvicra, është bërë për faktin se “duke parë që një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në diasporë, ku do qofshin ata, diaspora tashmë po llogaritet si një trevë e re shqiptare, e që duhet ta ketë personazhin e vet aty”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t’i këndonte këngën “Zotëria juaj” babait të Loredanës por ndërroi mendje kur pa disponimin e tij
Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë momente romantike nën Kullën Eiffel në Paris
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza
Dua Lipa duket si një damë e vërtetë në pasarelat e 'Chanel' gjatë Javës së Modës në Paris
Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë momente romantike nën Kullën Eiffel në Paris
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama