Njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe analistët politikë, konsiderojnë se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërprerë me anë të një rezolute të Kuvendit të Kosovës deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga gjykata franceze, duhet të vazhdojë.
Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se duhet të braktisen idetë dhe praktikat e deritanishme të procesit të dialogut, mbi temat e propozuar nga Serbia. Ai konsideron se çështja e normalizimit të raporteve me Serbinë, heqja e fletarresteve ndërkombëtare dhe një listë e tërë e problemeve, me të cilat Kosova përballet drejtpërdrejt, duhet të futen në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi.
“Në të kundërtën mendoj se nuk ka logjikë të vazhdohet vetëm trajtimi i atyre temave që imponohen, qoftë nga Beogradi apo aktorë të tjerë, që në fund të ditës kanë interesin e shtyrjes përpara të procesit integrues të Serbisë drejt BE-së”, thekson Hoti.
Dialogu i nisur prej më shumë se pesë vitesh, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, u pezullua javë më parë përmes rezolutës që Kuvendi i Kosovës e miratoi me kërkesën për lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj nga ndalimi në Francë. Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij viti sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë, me akuzat për krime lufte në Kosovë. Ai u lirua më 27 prill nga Gjykata franceze në Colmar, e cila refuzoi ta ekstradonte Haradinajn në Serbi, sipas kërkesës së Beogradit zyrtar.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, pas miratimit të rezolutës së Kuvendit pati deklaruar se dialogu me Beogradin mund të vazhdojë pasi që të lirohet dhe kthehet Haradinaj. Analisti Artan Muhaxhiri thotë se dialogu duhet të vazhdojë, por me kushtin që ai të ri formatohet apo ndryshohet dhe të krijohen garanci që Serbia nuk do ta minojë atë me akte e vendime që janë në kundërshtim me frymën e dialogut dhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen kornizë të Prillit të vitit 2013, që u pa si e arritura më e madhe e dialogut. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka hapur kapituj të ri të të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane. Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërkohë që Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me lehtësim të BE-së, posaçërisht pas ndalimit në Francë të Haradinajt dhe nisjes së një treni me ikonografi mesjetare nacionaliste nga Beogradi drejt veriut të Kosovës. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj