LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Tovërlani largohet prej Feronikelit (Foto)

Zyrtare: Tovërlani largohet prej Feronikelit (Foto)

Afrim Tovërlani nuk është më trajner i Feronikelit.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi kampion i Kosovës në faqen zyrtare.


Nikli bën të ditur që ndarja ka ardhur pas marrëveshjes së dyanshme.

“Pas humbjes së sotme nga KF Gjilani, kryesia e KF Feronikelit, së bashku me trajnerin Afrim Tovërlani, kanë analizuar situatën e krijuar dhe kanë ardhur në përfundim bashkërisht që të ndërpritet bashkëpunimi duke shpresuar se ky hap do të jetë në të mirën e klubit. Kryesia e KF Feronikelit e ka falënderuar trajnerin Afrim Tovërlani për kontributin dhe punën profesionale”, shkruan në njoftimin e klubit të Drenasit.

Largimi i trajnerit prishtinas erdhi pas humbjes nga Gjilani sot 1:0. /Telegrafi/