LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën kumanovari pas rënies nga skela

Humb jetën kumanovari pas rënies nga skela

60 vjeçari nga Kumanova ka ndërruar jetë si pasojë e rënies së tij nga skela në fshatin Çojlija në Shkup, njoftojnë sot nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“L.D (60) nga Kumanova ka rënë nga skela ku ka punuar, në fshatin Çojlija. Pas rënies është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Shën Naumi” në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda tupore. Në orën 19:30 mbrëmë, si pasojë e lëndimeve të marra L.D ndërroi jetë”, theksojnë nga policia.

Pas urdhërit të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/