LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Keqardhje për Ziadin Selën, askush nuk deshi ta vrasë Zaevin (Video)

Gruevski: Keqardhje për Ziadin Selën, askush nuk deshi ta vrasë Zaevin (Video)

Lideri i OBRM-PDUKM-së, ishe i ftuar në Top Tema në Tv Telma, ku ka folur për situatën politike në vend pas ngjarjeve të mbrëmshme, me ç’rast në Kuvendin e Maqedonisë u futën lehtësisht protestues të cilët sulmuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gruevski ka bërë të ditur se nuk ka ikur nga vendi dhe se karta e fluturimit ishte e caktuar që të kthehej mbrëmë. Ai shprehet se ka dashur që të tregojë se ku mundet që partia e tij të bllokojë Deklaratën politike shqiptare.

Lideri i OBRM-së mohon kategorikisht të ketë bërë thirrje për dhunë, por vetëm në revoltë, ndërkaq rastin e mbrëmshëm e quajti një skenar të LSDM-së për të provokuar.


Gruevski konsideron se Maqedonia është cak i disa tentimeve nga jashtë për të ndryshuar qeverisjen, duke bërë edhe propagandë, siç tha, për të njollosur OBRM-PDUKM-në.

Ai hodhi poshtë akuzat për tentim të vrasjes së Zaevit, kurse shpreh keqardhje për atë çfarë i ka ndodhur Ziadin Selës, edhe pse në një farë mënyre e arsyeton me faktin se deklaratat e Sielës kanë qenë nënçmuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori