LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Ende pres përgjigje nga liderët e partive parlamentare

Ivanov: Ende pres përgjigje nga liderët e partive parlamentare

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanovi, dje pas ngjarjeve të dhunshme nga ana e protestuesve, bëri thirrje për takim liderësh. Një pjesë e partive kërkuan kohë shtesë për koordinim, pas çka kabineti i kryetarit ende pret përgjigje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kryetari Ivanov mbetet në qëndrimin se nevojitet të mbahet takim i liderëve të partive parlamentare, si më përgjegjësit për të gjetur zgjidhje në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit’, thonë për AIM nga zyra e Ivanovit.

Përndryshe, përveç Gruevskit, liderët e partive politike deri më tani janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ivanovi. /Telegrafi/