LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Cak i sulmeve barbare ka qenë Sela

LR-PDSH: Cak i sulmeve barbare ka qenë Sela

LR-PDSH ka njoftuar opinionin me një deklaratë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ku thotë se janë ngritur dyshime që cak i sulmeve ka qenë Ziadin Sela, kryetar i kësaj partie.

”Kemi indikacione të besojmë që Sela ka qenë cak kryesor i sulmit të organizuar, madje dyshojmë që sulmuesit kanë pas qëllim tjetër për të cilën në mënyrë plotësuese do të vërtetojmë. Sulmuesit do të nxiren përpara përgjegjësisë, shumë shpejt pas rrënimit të këtij regjimi barbar. Apelojmë tek qytetarët shqiptarë dhe të tjerët që mos bien pre e provokimeve, të jenë të kujdesshëm dhe të matur dhe parasë gjithash të ruajnë gjakftohtësinë.” thuhet në deklaratën e LR-PDSH-së. /Telegrafi/