LAJMI I FUNDIT:

VV: Bandat e Gruevskit sulmuan Parlamentin, u dëshmua se shqiptari nuk lejohet të udhëheq

VV: Bandat e Gruevskit sulmuan Parlamentin, u dëshmua se shqiptari nuk lejohet të udhëheq

Deputeti Albin Kurti dhe nënkryetari Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për media lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, theksuan se ajo çfarë ndodhi mbrëm është dëshmi e asaj që  shqiptari nuk lejohet të udhëheq dhe se shteti maqedon po i shtyp vazhdimisht shqiptarët atje.

“Dita e djeshme tregoi se shqiptari nuk lejohet të udhëheq. E pam se çfarë betimi e marrje të votimit bëri Telat Xhaferri, shqiptari në Kuvendin e Maqedonisë” ka thënë Kurti.

Kuti i ka dëshiruar Ziadin Selës shërim të shpejt dhe vazhdim të punës, ndërkaq ka theksuar se Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është President anishqiptar dhe se po i shtyp shqiptarët.


Kurse nënkryetari nga radhët e kësaj partie, Glauk Konjufca ka thënë se situate e djeshme është rezultat i rrjetit kriminal që ka ndërtuar Gruevski, që ka kapur shtetin prej policisë e deri në instancat tjera.

“Gruevski e ka ndërtuar një rrjet kriminal, që e ka kapur krejt shtetin, prej policisë e deri në instancat më të ulta. Ajo që pam dje në Maqedoni ishte hyrje e bandave të Gruevskit në Parlament, kështu ndodh kur policia shërben si bazë logjistike dhe jo si institucion që do ta mbronte konstituimin demokratik. Vetëvendosje e dënon dhunën e Gruevskit, qëndron përkrah me popullin tonë atje dhe është në solidarizim me deputetët e rrahur, duke përfshirë edhe ata shqiptarë nga bandat e Gruevskit atje”, u shpreh Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori