“Performancë muzikore” nga deputetët në Kuvendin e Maqedonisë (Video)
Pas fjalimit të deputetit të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili nga foltorja e Kuvendit ju bëri thirrje deputetëve nga shumica parlamentare të ngrihen në këmbë dhe të tregojnë mbështetje për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit (në këmbë u ngritën deputetët e BDI-së, LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët), në të njëjtin monent deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukovski, për të mos qenë të diskriminuar deputetët tjerë ju bëri thirrje që të ngrihen dhe të këndojnë himnin maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përderisa Mukovski dhe deputetët e OBRM-PDUKM-së këndonin, deputetët tjerë të shumicës parlamentare duartrokitnin.
“Kori muzikor” vazhdoi për disa momente në Kuvend. Deputetët e OBRM-PDUKM-së vazhdimisht bërtisnin “Makedonija, Makedonija” dhe “Zgjedhje, Zgjedhje”. Ndërsa nga deputetët e LSDM-së u dëgjuan thirrje “Nuk i ikë Shutkës, Nikolla”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251