“Shpend Ahmeti ka shkelur ligjin për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës , në nenet 5, 7 dhe 8 duke kryer kështu vepër penale për të cilën duhet të jap përgjegjësi”.
Kështu ka thënë sot kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj në një konferencë për medie.
Çelaj tha se kryetari Ahmeti po sillet me pronën publike sikur të ishte e tij, pa e përfillur asnjë procedurë ligjore.
“Ju kemi ftuar për të denoncuar në një farë mënyre një shkelje flagrante që ka bërë kryetari Ahmeti, në komunën e Prishtinës, i cili po sillet me pronën publike sikur të ishte e tij, private, pa përfillur asnjë procedurë që është paraparë me ligj”.tha ai.
Sipas Çelajt, se Ahmeti ka bërë shkelje të nenit të 5 në pikën 1 të saj, sepse nuk ka bërë konkurrencë të hapur publike dhe se ka themeluar me gjithë shokët e tij OJQ-të dhe u ka dhuruar atyre objektet publike.
“Një prej themeluesve të këtyre çerdheve është edhe asamblisti i Vetëvendosjes dhe kjo na bënë të dyshojmë që ata i kanë themeluar këtë duke manipuluar jo vetëm me aktivistët e vet por edhe me prindërit me emocionet e tyre, që nuk është hera e parë që ata manipulojnë me sistemin shkollor, në këtë rast edhe me ata parashkollor dhe ata nuk gjejnë asnjë mjet për të arritur qëllimet e tyre politike”, tha ai.
Çelaj ka deklaruar se nuk dihet se si janë pranuar punëtorët në këto çerdhe dhe se dyshojnë që janë krijuar për të punësuar militantë të Vetëvendosjes.
“Ne nuk e dimë se si janë pranuar punëtorët në këto çerdhe, të ashtuquajtur me bazë dhe komunitet, nuk e dimë se si janë menaxhuar financat në këto çerdhe dhe aq më shume e kemi parasysh që komuna ka participuar në raport me këto çerdhe pra edhe financiarisht edhe ndihma tjera u janë dhënë këtyre çerdheve. Ne dyshojmë që këto janë bërë për të punësuar militant të partisë Vetëvendosje dhe për të manipuluar elektoratin, pra për t’i joshur me gjëra të ndryshme dhe konsiderojmë se këto shkelje duhet vënë para drejtësisë, konsiderojmë që është vepër penale është keqpërdorim i detyrës zyrtare që ka bërë dhe nuk është rasti i parë fatkeqësisht unë besoj që ka edhe raste të tjera”, tha Çelaj.
I pari i degës së PDK-së në Prishtinë, ka shfrytëzuar rastin që në ditën e sotme të urojë edhe lirimin e Ramush Haradinajt, duke thënë se kjo është një dëshmi që lufta çlirimtare është e pastër dhe se askush nuk mund ta njollosë atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A