‘Ndërkombëtarët t’i sanksionojnë shkaktarët e krizës politike në Maqedoni’ (Video)
Sanksionet nga faktori ndërkombëtar për përfaqësuesit politik të cilët thellojnë krizën në Maqedoni do të pasojnë shumë shpejtë. Kështu vlerësuan në emisionin debativ “Arena” analistët Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin, ndërsa analisti Viktor Grozdanov vlerësoi se faktori ndërkombëtar ndërhyn në Maqedoni si në asnjë vend tjetër. Profesori Nano Ruzhin madje tha se protestat për “Maqedoni të Përbashkët” të cilat, sipas tij, kurdisen nga OBRM-PDUKM nuk kanë aspak unifikuese, por përçarëse.
“Ç’është ajo Maqedoni e përbashkët. Maqedoni e përbashkët është vetëm me flamuj të Maqedonisë? Po ne kemi bashkësi tjetër të madhe, kemi dhe bashkësi të tjera, ku janë ata në Maqedoninë e përbashkët. Ju nuk jeni nga OBRM, por OBRM nga parti djathtiste u shndërrua në parti ekstremiste e djathtë, nuk e keni vendin atje, nuk e keni vendin me ekstremistë më besoni”, ka deklaruar analisti Nano Ruzhin.
Ndërsa, analisti Ismet Ramadani, vlerëson se provokimet e OBRM-PDUKM-së ndaj shqiptarëve janë të vazhdueshme dhe nënçmuese. Sipas Ramadanit provokimi i Johan Tarçullovskit si anëtar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, është shumë fyes për të gjithë shqiptarët.
“Pse në atë komision për zgjedhje dhe emërime është Tarçullovski, a e ka vendin në atë komision që ai të vendos edhe për kuadro në Kuvend”, ka thënë Ismet Ramadani, analist.
“Nëse flasim për këtë, ka shumë njerëz që nuk e kanë vendin në Kuvend”, u shpreh Viktor Grozdanov, analist.
“Jo, nëntë vjet në Hagë, ky është provokim i pastër, e para nga Nikolla Gruevski është provokim për BDI-në, Provokim për shqiptarët, provokim për Lubotenin, provokim për njerëz e dëmtuar”, deklaroi Ramadani, raporton TV Shenja.
Ndërsa, analisti Viktor Grozdanov tha se maqedonasit ndjehen tepër të ofenduar nga ndërhyrja e shteteve të huaja në politikëbërjen e vendit. Por, sipas tij edhe më ofenduese është kur të premtohet ajo që nuk mund të jepet.
“Edhe më i ofenduar do të ndjehesha kur do ta dija se kur dikush që më ofron ndonjë ardhmëri më të mirë të më tregojë se atë që unë e kërkojë nuk mund ta fitojë, sepse nuk mund të bëjë shumicë e dy të teretës për shkak se ata që ma japin nuk do të votojnë asnjëherë sepse ashtu e kanë taktikën”, ka deklaruar Viktor Grozdanov, analist.
Analistët RamAdani dhe Ruzhin potencuan se akuzat ndaj Gruevskit dhe Ivanovit nga mediat ndërkombëtare tregojnë qartë se shtetet si Gjermania dhe Austria janë të zhgënjyera nga OBRM-PDUKM, të cilën e kanë edukuar politikisht dhe intelektualisht, por u ka dalë rezultat tërësisht i kundërt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles