LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbente mesazhe me burrin që ishte prezantuar me identitet të rrejshëm, kur vendosi t’i hakmerret filloi çmenduria (Foto)

Shkëmbente mesazhe me burrin që ishte prezantuar me identitet të rrejshëm, kur vendosi t’i hakmerret filloi çmenduria (Foto)

Emma Perrier kalonte shumë kohë në punë dhe nuk dilte shpesh, dhe për këtë arsye nuk njihte shumë njerëz. Por, në fund të vitit 2015 iu bashkua faqes “Zoosk”.

Pas hapjes së llogarisë u njoftua me një mashkull interesant i cili edhe ishte i bukur. I gjatë, me ten më të nxirë dhe i bukur që quhej Ronaldo, i cili për një kohë të shkurt u bë njeriu i ëndrrave të saj, transmeton Telegrafi.

Në fillim ata nuk hasën në gjuhë të përbashkët, por më vonë u afruan. Ronaldos i pëlqente shumë Emma, dhe kohë pas kohe i dërgonte fotografi për ta mbajtur “lidhjen” të gjallë. Por, pas një viti shkëmbim mesazhesh, kjo grua që punon në një restorant në Londër filloi të dyshojë.


Gjatë çdo bisede mundohej ta bindte që ta takonte “Ronaldon”, por ai gjithmonë gjente ndonjë arsyetim dhe mundohej ta shmangte këtë kërkesë të saj.

Por e lodhur nga arsyetimet e tij, vendosi ta marr rolin e një detektivi privat dhe të hetojë “të dashurin”. Dhe në fund doli se Ronaldo në fakt është Alan Stanley, 55-vjeç nga pjesa perëndimore e Anglisë.

Emma u nervozua tej mase kur e kuptoi këtë pasi ishte dhënë shumë pas tij, dhe kështu e pyeti se përse e kishte bërë këtë, kurse ai i është përgjigjur “se mërzitej dhe ndihej i vetmuar”.

“Ka qenë një përvojë e tmerrshme. Papritmas ai e humbi shkëlqimin e një djaloshi simpatik, pasi doli të jetë një person tjetër i  cili në të vërtetë zbuloi anën e tij të errët”, ka deklaruar Emma.

Megjithatë, ajo nuk dëshironte të hiqte dorë, dhe kështu vendosi ta gjej njeriun nga fotografitë që Alan i shfrytëzonte. Dhe në fund zbuloi se bëhej fjalë për një burrë 35-vjeç i quajtur Adam Guzel, model nga Turqia.

Dhe në shtator Emma vendosi t’i dërgojë një mesazh, në të cilin i kishte shkruar se çfarë i kishte ndodhur dhe se si një burrë më i vjetër i kishte përdorur fotografitë e tij për ta mashtruar në mënyrën më të keqe.

Dridhesha derisa i shkruaja mesazhin. Nuk isha e sigurt që njeriu në fotografi është ai, por nuk kam qenë e sigurt nëse është ide e mirë ta lajmëroj tek autoritetet për vjedhje të identitetit”, ka shtuar anglezja e pafat.

Por komunikimi i tyre nuk ka përfunduar me kaq, pasi Adam vazhdoi t’i shkruante për planet e tij rreth punës, transmeton Telegrafi.

Dhe kur lidhja e tyre sa vinte e bëhej më serioze, ajo prapë se prapë dëshironte të bindej se edhe ky nuk po e gënjen, dhe vendosën të zhvillojnë video-biseda.

Dhe së fundmi Adam është zhvendosur në Londër për ta filluar karrierën si model dhe të jetë me Emman, me të dashurën e tij të re. Megjithatë, ekzistonte frika kur ai shkoi në Angli.

“Kur aterroi e kam pritur në aeroport. Ai menjëherë filloi të buzëqesh, kurse unë i kam kërcyer në përqafim dhe nuk kam mundur të ndal lotët”, ka shtuar për fund Emma.

Ajo shpreson që rasti i saj do të shërbejë si shembull për të tjerët, që të jenë më të kujdesshëm me njerëzit që njihen përmes internetit.

Dyshja tani jetojnë të lumtur në Londër, ku Adam punon si model kurse Emma vazhdon të punojë në restorant.

Ata së fundmi kanë vendosur ta falënderojnë njeriun i cili në mënyrë të pazakontë i ka bashkuar, kurse Alan Stanley ka deklaruar se vazhdon të mos e kuptoj veten se pse kishte bërë një veprim të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori