Në ‘Jasen’ ndodhet një bunker i ish-armatës jugosllave në të cilin Gjorge Ivanov përgatitë terrenin për t’u strehuar, pasi që me formimin e shumicës së re parlamentare, nuk përjashtohet mundësia që kryetari të shpall gjendje lufte nën pretekstin e ‘Puçit’ shtetëror. Ditë më parë tek rezervoari i ARM-së ‘Jasen’, ishin vendosur edhe shenjat për qarkullim të kufizuar. Rrugës për tek rezervoari ishin vërejtur edhe maune me mallra. Aktualizimi i këtij rezervoari erdhi pas storjes speciale në javoren ‘Fokus’ me titull: Ivanov nga ‘Jaseni’ do të komandoj arrestimin e ‘puçistëve’.
Lufta është opsioni politiko-shoqëror, që qëndron në ballafaqimin e armatosur dhe të dhunshëm mes dy palëve. Në këtë rast, lufta deklarative veç më ka filluar, duke akuzuar Gruevski Zaevin si cënuesi i shtetit, që kur ky i fundit publikoi ‘bombat’ nga bisedat e përgjuara. Në to u zbuluan afera korruptive të partisë së Gruevskit dhe krime, sipas Zaevit, të natyrave të ndryshme.
Faktori ndërkombëtar gjithmonë e më shumë bën thirrje për qetësim të situatës sepse mjafton një shkëndijë e vogël, konflikti në Maqedoni, mund të transferohet ndoshta në tërë Ballkanin. Këtë, para dy jave e tha edhe ish-shefi i diplomacisë suedezee, Carl Bildt se, në Maqedoni po luhet me zjarr, ndërkaq rajonin e konsideron si një vend ku paqëndrueshmëria është në rritje.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Besim Hoda u shpreh për Telegrafin se çfarëdo që të ndodh, përsëri do ta pësojë populli dhe se politikanët do të vazhdojnë me pasurimin e tyre.
‘Përvojat në shtetet ballkanike ka dëshmuar gjithmonë zakonisht se, çdo zjarr që është ndezur, gjithmonë është djegur populli dhe gati asnjëherë politikanët. Sa i përket Maqedonisë, ajo përvojë e cila na mëson veçanërisht 26 vitet e fundit, të ‘demokracisë’, mbi të gjitha mund të quhet anarki dhe aspak demokraci. Sigurisht edhe në këtë zjarr politik që po ndizet tani, do të digjet prap populli. Sepse ka pasur edhe zjarre tamam tjera, që ne i kaluam edhe në 2001, edhe atje nuk u dogj asnjë nga politikanët por u dogj populli. Edhe tani urroj që të jetë vetëm zjarr i formës deklarative. Ju i shihni çdo kush nga strukturat politike po struket në bunkerët e tyre të ndërtuar enkas për ta, për interesa politike.
Populli është lënë anash dhe askush nuk komunikon me popullin. Shqiptarët në Maqedoni janë definitivisht lënë sot e 26 vjet pas dore, pa institucione dhe pa njerëz të cilët përkujdesen për ta. Ne sot kemi politikanë, deputetë që thirren në emër të popullit dhe asnjëherë nuk dalin të flasin me ta dhe të sqarojnë situatën’, shprehet Hoda.
Edhe ish-deputeti Ismet Ramadani është i mendimit se pavarësisht se ‘zjarri politik’ ndizet nga politikanët, përsëri do të digjet populli.
‘Kuptohet se më shumë do ta pësojë populli, qytetarët. Do ta pësojë qytetari i rëndomtë, i cili ka ideal të pastër për ta mbrojtur familjen dhe kauzën. Fatkeqësia është se në palën maqedone të OBRM-PDUKM-së, ata që i fryjnë zjarrit, në fakt duan ta shpëtojnë veten nga ajo që i pret për shkak të krimit dhe korrupsionit. Unë e shoh një çmenduri të atyre të cilët mendojnë të hapin konflikt nga strukturat militante maqedonase. Ajo që duhet të thuhet, që është shumë e pamoralshme nga politikanët që i frynë zjarrit. Politikanët janë për të nxitur luftë, por luftën ta bëjnë me djem të huaj’, potencon Ramadani.
Por a është ky zjarr që politikanë të caktuar e shfrytëzojnë hapësirën mediatike për frikësim dhe thjesht një propagandë mediatike apo ndoshta mund të ndodh diçka eventuale.
Gazetari Xhenis Sulimani për Telegrafin thotë se OBRM ka kohë që kërkon koautor për të destabilizuar vendin. Megjithatë, këtë luks nuk po ia jep askush. Prandaj edhe korrierët e Gruevskit dhe OBRM-së i japim frymë propagandës për një destabilizim eventual, për të ushtruar kështu një dhunë psikologjike te qytetarët me qëllim që këta të fundit ta zgjedhin sigurinë dhe jo përgjegjësinë e politikanëve të korruptuar.
‘Vlerësoj se e gjithë kjo propagandë do të has në veshë të shurdhër sepse vetëdija qytetare është e madhe dhe nuk ka vend që të njëjtit të përkrahin çfarëdo konflikti. Ata që duan zjarr le të luajnë me të njëjtin, por duke e mbajtur në duartë e veta dhe jo te qytetarët’, thekson Sulimani.
Ata që duhet të marrin situatën në kontroll janë shtetet Evropiane, gjegjësisht BE. Sfidat e saj janë të vështira në Ballkan, ashtu sikurse dhe organizimet e asambleve për të diskutuar për këto sfida. Ajo që duhet të jetë e qartë në Ballkan, udhëheqësit evropianë duhet të zgjedhin ose të merren me problemin e Ballkanit ose të presin që problemi të kanoset ndaj tyre, duke marrë parasysh se kohëve të fundit brenda BE-së ka shumë antagonizma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje