LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë

Sot vazhdon seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë

Edhe sot seanca konstituive ka vazhduar me replika dhe kundër-replika ndaj deputetëve të Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e LSDM-së kanë kërkuar që të mos uzurpohet foltorja e Kuvendit dhe sa më shpejtë të kalohet tek pika e tretë, zgjidhja e kryekuvendarit të ri. Ndërsa nga ana tjetër, deputetët e OBRM-PDUKM, kanë vazhduar me avazin e vjetër të akuzave, duke theksuar se heshtja e deputetëve të LSDM-së, sipas tyre, nënkupton aprovimin e Deklaratës shqiptare dhe se populli maqedonas, shtoi Ilija Dimovski, ka dhënë 44 mijë viktima për lirinë dhe sovranitetin e shtetit.

Por nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, u është drejtuar deputetëve të OBRM-PDUKM, se populli maqedonas nuk mendon si partia në fjalë dhe se mos të trumbetojnë se thirren në popull dhe se edhe deputetët tjerë janë zgjedhur nga populli.


Kryetari i RDK-së dhe deputeti i ‘Aleancës për Shqiptarët’, Vesel Memedi ka reaguar ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së duke ju bërë thirrje që të reagojnë me maturi dhe mos nxisin konflikte.

Seanca e radhës do të vazhdojë sot, në ora 11:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Sociale
Kalo në kategori