LAJMI I FUNDIT:

Profesorët thonë se Mustafa s’mund ta bindë Brukselin për vizat (Video)

Profesorët thonë se Mustafa s’mund ta bindë Brukselin për vizat (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar në Bruksel në përpjekje për të bindur zyrtarët e BE’së që të suspendohet kushti i demarkacionit për liberalizim të vizave.

Mirëpo, njohësit e rrethanave atje po thonë se shefi i qeverisë kosovare nuk do t’ia arrijë qëllimit.

“Mendoj se në aspektin politik por edhe në aspektin formal një gjë e tillë është e pamundur për faktin se kriteret e përcaktuara nga BE nuk janë parime mbi të cilat mund të negociohet, aq më tepër kur tani më këto kritere janë paraqitur në mënyrë taksative”, tha Hoti, ekspert i së drejtës ndërkombëtare.


Në të njëjtën linjë të mendimeve është edhe profesori i integrimeve europiane, Avni Mazreku.

Një kërkesë e tillë do të duket qesharake.

“Çkado që kërkon Kryeministri me një arazhman të caktuar të caktuar lidhur me liberalizimin e vizave është plotësisht gabim. Korniza juridike aktuale e Bashkimit Europian nuk e lejon. Unë ndjehem i surprizuar negativisht me këtë”, tha Mazreku. /Klan Kosova/