LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale edhe një hap më afër ngritjes së aktakuzave

Gjykata Speciale edhe një hap më afër ngritjes së aktakuzave

Gjykata Speciale të mërkurën do të shpalos vendimin në lidhje me kushtetutshmërinë Rregullores së Procedurës dhe të provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Rregullorja hyn në fuqi 7 ditë pasi Dhoma e Specializuar ta thotë fjalën e saj rreth kushtetutshmërisë. Pastaj, Prokuroria është e gatshme të ngris aktakuzat.

Më poshtë është njoftimi i fundit i Dhomave të Specializura:


Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 26 prill 2017

Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauwr-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kryegjykatësja do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht.

Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje, dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.

Shpejtë më pas, përmbledhjen e aktvendimit do të mund ta gjeni në faqen e Dhomave të Specializuara në internet.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori