LAJMI I FUNDIT:

Profesorët: Më mirë jemi pa qeveri se sa me të

Profesorët: Më mirë jemi pa qeveri se sa me të

Mosekzistimi i qeverisë politike për një pjesë të madhe të profesorëve është arsye që ata përsëri ta ndjejnë autonominë e univerziteteve. Profesoresha Ana Pavlovska Daneva për Telma tha se sa do që të tingëllojë paradoksale, ata punojnë më të relaksuar, për shkak se nuk i kanë presionet politike nga pushtetit, përcjell telegrafi Maqedoni.

Sipas Danevas, univerzitetet përfundimisht mund të “marrin frymë” dhe të lirohen nga presionet politike për punësimet e ndryshme. Për kolegët e saj, është me rëndësi të veçantë të mos jenë në presione politike dhe të punojnë të pavarur.


Ndërsa profesori Fërçkoski akuzoi pushtetin për koncept shkatërrues të vazhdueshëm në arsimin e lartë. Ai tha se në një situatë të këtillë ata janë në gjendje mëtë mirë.

Por, mes shumë pasojave negative nga kriza aktuale politike, profesorët theksojnë se është edhe problemi i mospunësimit të kuadrove të reja profesionale./Telegrafi/