LAJMI I FUNDIT:

Tirana fiton finalen e parë ndaj Vllaznisë

Tirana fiton finalen e parë ndaj Vllaznisë

Tirana asfalton Vllazninë, në ndeshjen e parë finale, duke marrë avantazhin në serinë përmbyllëse të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj.

Në Pallatin e Sportit Asllan Rusi “bardheblutë” e Nikola Milatovic të përkrahur nga publiku i tyre i zjarrtë triumfuan me rezultatin e thellë 98 – 71, duke dominuar skuadrën shkodrane në të gjitha aspektet. Për hir të së vërtetës te Vllaznia mungoi loja e skuadrës dhe “kuqeblutë” e mbështetën lojën e tyre vetëm te zgjidhjet individuale.


Trajneri malazez e filloi takimin me pesëshen Karaj – Hysenagolli – Shima – Johnson – Strazimiri, ndërsa dyshja që drejton Vllazninë Jeronimo Sharin – Bledar Gjecaj i besoi në parket katërshes Freelove, Jackson – Oliver dhe Palmer, me Algert Gjonaj-n si të vetmin basketbollist shqiptar në formacionin titullar.

Tirana që këtë sezon ka fituar si Kupën ashtu edhe Superkupën e filloi mirë ndeshjen duke kryesuar 4-0, sidoqoftë miqtë u kundërpërgjigjën dhe falë rezultatit të pjesshëm 7-0 udhëhoqën me shifrat 7-4. Ky ishte avantazhi i fundit i Vllaznisë në këtë takim, sepse pas pushimit të marrë nga Milatovic vendasit reaguan shkëlqyeshëm duke e mbyllur periodëne parë me rezultatin 27 – 18.

Kampionët në fuqi besuan te lojtarët amerikanë, të cilët gabuan shumë në depërtime individuale dhe shpeshherë shpërdoruan edhe nga pozita shumë të mira pranë koshit, ndërsa “bardheblutë” ishin shumë më të qartë taktikisht, teksa spikatën me lojën e tyre në mbrojtje dhe kundërzbritjet e shpejta, pa lënë mënjanë aspak saktësinë në gjuajtjet për tre. Kështu në 10′ e dytë vendasit fillimisht fluturuan në epërsinë 47-21, pra plot 26 pikë avantazh, gjithsesi Vllaznia pati një lloj reagimi dhe dy ekipet shkuan në pushim me rezultatin 53-37.

Në periodën e tretë, pikërisht atëherë kur pritej kundërpërgjigjia e miqve, Tirana u mbrojt mirë dhe i limitoi “kuqeblutë” në vetëm 14 pikë. 10′ i tretë ishte edhe më pak produktivi, pasi u shënuan vetëm 37 pikë gjithsej, me “bardheblutë” që thelluan rezultatin në 76-51, ndërsa perioda e fundit shërbeu thjesht sa për të administruar rezultatin, duke fiksuar përfundimisht edhe shifrat 98-71.

Natyrisht gjërat pritet të ndryshojnë të mërkurën e ardhshme, pasi ndeshja e dytë do të luhet në Pallatin e Sportit Qazim Dervishi dhe kuptohet qartë që përpara publikut shkodran Vllaznia do të bëj ç’mos për të barazuar serinë e play offit.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori