LAJMI I FUNDIT:

Masa të rrepta sigurie në Francë: 57 mijë policë për sigurinë në zgjedhje (Video)

Masa të rrepta sigurie në Francë: 57 mijë policë për sigurinë në zgjedhje (Video)

Franca shkon në zgjedhje në kohë terrori. Raundi i parë i presidencialeve të së dielës zhvillohet në një situatë të ndryshuar tashmë. Ishte e qartë që masat e sigurisë do të forcoheshin gjatë procesit të votimit, por tani ato do të marrin një tjetër përshkallëzim.

50 000 policë do të angazhohen në mbarë vendin, të mbështetur edhe nga 7 000 forca ushtarake. Atentatet e viteve të shkuara në Evropë tregojnë se pavarësisht vendosmërisë së shteteve të ndryshme kundër ekstremistëve, mbetet gjithmonë një shkëndijë pasigurie.


Terrorizmi nuk mund të kontrollohet tërësisht. Pas incidentit në Champs Elysee, liderja e ekstremit të djathtë Marine le Pen kërkoi mbylljen e të gjitha xhamive në vend.

Kryeministri Bernard Cazeneuve e akuzoi se po përpiqet të nxjerrë përfitime prej ngjarjes së rëndë.

“Kandidates së Frontit Nacional i pëlqejnë dramat. Ajo kërkon në çdo rast të përfitojë prej tyre e të kontrollojë situatën duke hedhur farën e përçarjes”, tha Cazeneuve.

Një shënim i shkruar me dorë, që lëvdonte grupin militant Shteti Islamik u gjet pranë personit të armatosur, të dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve në kryeqytetin francez. Sipas zyrtarëve të antiterrorit, emri i agresorit 39-vjeçar Karim Cheurfi figuronte prej kohësh në të dhënat e policisë, ku përfshihej edhe një përpjekje e dështuar për të sulmuar forcat e rendit.

Cheurfi ishte arrestuar në muajin shkurt, por autoritetet ishin detyruar ta lironin për mungesë provash. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump shkroi të premten në Twitter se sulmi në Paris do të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale, ndërsa për zëvendëspresidentin Mike Pence, episodi që tmerroi Francën është një tjetër kujtesë e faktit se terrorizmi mund të godasë kudo dhe në çdo kohë.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori