LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Brad Greenberg trajner i ri i Kosovës në basketboll

Zyrtare: Brad Greenberg trajner i ri i Kosovës në basketboll

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka zgjedhur trajnerin e saj, i cili do ta udhëheq ekipin në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Me anë të një njoftimi për media nga Federata e Basketbollit e Kosovës, është bërë e ditur se në krye të përfaqësueses është emërtuar trajneri amerikan Brad Greenberg.


Greenberg do të przentohet të dielën në zyret e FBK-së me anë të një konference për media.

Brad Greenberg është një trajner i mirënjohur dhe me përvojë të madhe.

63 vjeçari në vitet 1984-1987 ka qenë ndihmëstrajner i skuadrave nga NBA, Los Angeles Clippers dhe New York Knicks.
Për herë të parë si kryetrajner ka udhëhequr skuadrën Radford nga NCAA në vitin 2007, ndërsa nga viti 2012 ka bërë karrierë në skuadra të ndryshme dhe të njohura europiane si Maccabi Haifa (Izrael), Hapoel Jerusalem (Izrael), Avtodor Saratov (Rusi) dhe së fundi Eskisehir Basket (Turqi).

Suksesin më të madh prej këtyre skuadrave, e ka arritur me Maccabi Haifan, duke u shpallur kampion i Izraelit.
Kosova do të jetë aventura e tij e parë si përzgjedhësi i një përfaqësueseje, megjithëse në vitin 2012 ka qenë pjesë e shtabit teknik edhe të përfaqësueses së Venezuelës, por që te kjo e fundit e ka kryer detyrën e ndihmëstrajnerit.
Greenberg aktualisht është kryetrajner i skuadrës Eskisehir Basket, me të cilën kryeson në radhitjen tabelare të ligës së dytë të Turqisë. /Borozani/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori