LAJMI I FUNDIT:

Zanfina, dashuri e pafundme për qenushin e saj Pikon (Foto)

Zanfina, dashuri e pafundme për qenushin e saj Pikon (Foto)

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili është shumë e lumtur për momentin, ngase pak ditë më parë përjetoi ndjenjën e të bërit teze.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj ndonjë fotografi apo ngjarje nga jeta e përditshme.

Një gjë vërehet qartë në fotografitë e saj; dashuria e madhe për kafshët që këngëtarja e ka pasur që në vegjëli.


Zanfina ka publikuar së fundmi disa imazhe në InstaStory ku shfaqet bashkë me qenin e saj Pikon, teksa i dhuron përqafime dhe e mban afër me dashuri.

Ndonëse kafshët në vendin tonë nuk marrin gjithmonë trajtimin e duhur, Zanfina kujdeset që për ato pak kafshë shtëpiake që mban në apartamentin e saj, të kujdeset dhe t’i trajtojë me përkëdheli.

Ajo mban plotë katër kafshë shtëpiake: dy qenë dhe dy mace, madje me shaka në disa intervista, këngëtarja Ismaili e ka cilësuar shtëpinë e saj si një “mini kopsht zologjik”, pa dashurinë e së cilëve nuk do të mund të jetonte. /Telegrafi/