Ministri i ri në Qeverinë e Isa Mustafës, Ivan Todosijeviq përpos që ishte kryetar paralel i Komunës së Zveçanit i emëruar direkt me vendim të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit, ai njihet edhe si një nga iniciatorët e një prej projekteve më të përfolura të Serbisë në Kosovë, “Lugina e Diellit”.
Kishte qenë qershori i vitit të kaluar kur në Mitrovicën e Veriut kishte nisur ndërtimi i 300 shtëpive me një fond të ndarë nga Qeveria e Serbisë, në një luginë ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, kur Todosijeviq, kishte dalë përkrah Shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë dhe kreut të kishës ortodokse për të vënë gurthemelin.
Todosijeviq që të enjten është emëruar ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ishte shfaqur kundër Qeverisë së Kosovës.
Ai kishte akuzuar Qeverinë e Kosovës si një ndër faktorët kryesor në pengimin e kthimit të serbëve.
“Nëse do të kishte vullnet të mirë Prishtina në mënyrë të papengueshme do të lëshonte lejet e tilla nga pala kosovare. Është vetëm çështja e vullnetit të mirë të Prishtinës, por jemi dëshmitarë të këtyre 17 viteve të fundit, Prishtina në asnjë moment nuk ka treguar vullnetin e mirë për të ndihmuar kthimin e popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi”, kishte thënë Todosijeviq, për “Evropën e Lirë”, duke akuzuar autoritetet qendrore në Prishtinë, për siç tha, tentim për të penguar procesin e nisur.
Qeveria e Kosovës e kishte cilësuar ndërtimin e këtyre shtëpive si të kundërligjshme madje e kishte akuzuar të papranueshëm implikimin e Qeverisë së Serbisë që duke “nxitur komuna të caktuara të Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime të paligjshme dhe në dëm të relacioneve ndërmjet qytetarëve të Kosovës”.
Por pikërisht Todosijeviq ishte ai që bashkë me Qeverinë e Beogradit në maj të vitit 2016, kishte prezantuar në Beograd planin për ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit”.
Si kryetar paralel i Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq, e kishte cilësuar lagjen “Lugina e Diellit” një projekt të madh, më i madhi i kryer nga shteti në territorin e Kosovës që nga vitet e 90-ta.
Ai nuk e kishte lënë pa përmendur faktin se me këtë projekt, “Serbia po tregon se Kosova është pjesë e saj e pandashme dhe e patjetërsueshme dhe se është e përkushtuar për kthimin dhe mbijetesën e popullit serb”./Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite