LAJMI I FUNDIT:

Montellas pritet t’i zgjatet kontrata dhe t’i rritet rroga

Montellas pritet t’i zgjatet kontrata dhe t’i rritet rroga

Milan ditë më parë është bërë me pronar kinezë pas blerjes së aksioneve të Silvio Berlusconit.

Zyrtarët kinez tashmë janë duke menduar për përforcimet e reja që do t’i sjellin gjatë verës.

Por, pronarët e ri po mendojnë që të rinovojnë kontratën me trajnerin aktual Vincezo Montella deri në vitin 2019, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu strategu italian do të përfitojë një rritje page prej 2.2 milionë në tre milionë euro.

Kujtojmë se 42vjeçari mori drejtimin e gjigantit italian verën e vitit të kaluar dhe deri më tani ka 17 fitore, shtatë barazime dhe tetë humbje ndërsa renditet në vendin e gjashtë të Serie A. /Telegrafi/