Bëni seks sa më shpesh që mundeni për të pasur memorie sikur të gjeniut
Çdo ditë, pa menduar fare, ju i bëni të gjitha gjërat të cilat shkencërisht janë dëshmuar se ndihmojnë në përforcimin e memories. Por tani, sipas hulumtimeve të reja, mund të ekzistojë edhe një mënyrë tjetër më e mirë dhe më e kënaqshme për ta përmirësuar memorien – e kjo është të bërit seks.
Në një studim të nëntorit të vitit 2016, të publikuar në Archives of Sexual Behavior, hulumtuesit kanë zbuluar një ndërlidhje mes të bërit seks dhe të pasurit memorie më të mirë, e veçanërisht në aspektin e njohjes së fjalëve.
Në këtë studim, femrat të cilët kishin bërë seks shppesherë, kishin shfaqur shenja të një memorie më të mirë verbale.
Pra, pas analizimit të rezultateve të eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit nga Universiteti McGill kishin zbuluar se femrat të cilët kishin raportuar se bëjnë më shpesh seks vagjinal, kishin qenë shumë më të mira në mbajtjen mend të fjalëve sesa femrat që kishin raportuar për më pak seks.
Sidoqoftë, hulumtuesit nuk kanë zbuluar ndonjë ndërlidhje mes shpeshtësisë së seksit dhe mbajtjes në mend të fytyrave, dhe kjo besohet të jetë për shkak se seksi penetriv – ndryshe nga llojet tjera të stimulimit seksual – mund të ndihmojë në rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokampus, e cila është zonë e trurit që ndërlidhet me memorien e fjalëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë