Shqipëria dhe Turqia vijojnë bashkëpunimin për të rritur shkëmbimet reciproke tregtare. Në Tiranë zhvilloi punimet forumi i biznesit i kompanive turke të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe sektorit të pajisjeve mjekësore organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhomën Turke të Tregtisë në Izmir dhe Ministrinë Turke të Ekonomisë.
Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Arben Shkodra theksoi se takimi i shërben afrimit të sipërmarrjeve me njëra-tjetrën dhe vendosjen e urave direkte të bashkëpunimit.
“Turqia është një partner strategjik për Shqipërinë. Dy vendet tona po kalojnë në një fazë shumë të rëndësishme. Dhomat tona të tregtisë kanë marrëdhënie të mira. Dhoma e Tiranës ka marrëveshje të nënshkruara me disa dhoma turke të tregtisë. Por ne duam t’i konkretizojmë ato. Ne do të bëjmë përpjekjen tonë maksimale për t’i hedhur këto marrëveshje në aktivitete dhe bashkëpunime fizike”, u shpreh nëndrejtori i DHTI-së, Shkodra.
Ndërsa atasheu i Turqisë në Tiranë për Tregtinë, Halis Kaya vuri theksin tek rëndësia e organizimit të këtij forumi, duke thënë se këto lloj takimesh janë shumë të nevojshme për rritjen e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Izmirit, Emre Ilalan shprehu bindjen se kompanitë nga të dy vendet do të mund të ndërtojnë marrëdhënie të frytshme biznesi.
“Të pranishëm janë përfaqësues të kompanive në dy fusha lider sot, si ajo e teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve mjekësore. Unë besoj se ky takim do të jetë një fillim për marrëdhëniet tona të ardhshme’’, tha ai.
Në forumin e përbashkët mes Dhomës së Tregtisë së Izmirit dhe asaj të Tiranës marrin pjesë kompani nga Turqia dhe Shqipëria, të cilat operojnë në sektorin e IT-së dhe në fushën e pajisjeve të mjekësisë.
Turqia është një ndër partnerët kryesor tregtar. Shkëmbimet tregtare gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti llogariten 11.155 milionë lekë. Importet llogariten 10.889 milionë lekë, ndërsa eksportet 266 milionë lekë. Në vlerën e lartë të importeve ndikimin më të madh e ka dhënë grupi tekstileve dhe këpucë 3.459 milionë lekë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj