LAJMI I FUNDIT:

Tre të vrarë nga një sulm në SHBA

Tre të vrarë nga një sulm në SHBA

Tre persona u vranë dhe një tjetër është plagosur, kur një person me ngjyrë i armatosur në Fresno, Kaliforni, ka shtënë 16 herë me armë, sulm ky që dyshohet të jetë racor.

Ali Muhammad ka shtënë 16 herë me armë në 90 sekonda të martën, tha shefi i policisë Jerry Dyer.

Ai bërtiti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe në momentin e arrestimit nga policia, por policia thotë se besohet se bëhet fjalë për një krim nga nxitja e urrejtjes dhe nuk ka të bëjë me terrorizëm, raportojnë mediat.


Muhammad, 39 vjeç ka qenë në kërkim të policisë edhe  për vrasjen e një roje të sigurisë jashtë një moteli në qytet javën e kaluar.

I dyshuari kishte shfaqur në mediat sociale urrejtje për njerëzit e bardhë dhe shprehu pikëpamjet anti-qeveritare, tha policia.