Thonë se natyra është art i krijuar nga Perëndia, e Kosova ka shumë bukuri natyrore. Për shtigje të ecjes dhe atraksione të ndryshme malore njihet qyteti i Pejës, i rrethuar nga malet që ofrojnë pamje mahnitëse.
Së fundmi një shteg i ri për ecje është promovuar në qytetin e Pejës. Shteg ky që është rrugë lidhëse mes qytetit dhe maleve të Rugovës. Ka një emër mjaft interesant ‘Shtegu i Mushkave”.
Fatos Katallozi nga ‘Outdoor Kosovo”, pjesë e këtij atraksioni tregon pamjet piktoreske dhe atraksionin e jashtëzakonshëm që ofron ky vend.
Sipas tij, “Shtegu i Mushkave”, fillon nga bregoret, gjegjësisht nga Kapeshnica. E, koha për të hyrë në shteg zgjatë 40 minuta.
“Janë tri qasje për në ‘Shtegun e Mushkave’, një është prej Kapeshnicës, tjetri është prej Sharrës dhe hyrja kryesore është tek bazeni. Përafërsisht 40 minuta është për me hy në shteg. Të gjithë ata që duhet të orientohen për të ecur në këtë shteg mjafton të shikojnë tabelat në rrugë dhe shenjat e kuqe”, ka thënë Katallozi.
Sipas tij, gjatë tërë rrugës të shoqërojnë tingujt e cicërimave të zogjve. Por, ai tregon se po ashtu gjatë rrugës mund të haset edhe në gjurmë të kafshëve.
“Me shumë gjasë dalin herët në mëngjes, por kjo nuk shfaq rrezik për qytetarët. Me siguri ka kaluar në mëngjes herët ndonjë kaproll, apo dhi e egër, kryesisht kaprojtë dhe fletët i heqin për me i marr sythat e rinj që i kanë dal. I përdorin si ushqim, vitaminat e tyre, ja e vëren dhe këtu…ka ec rrugës… Duhet të kemi kujdes. Pjesa e dytë e shtegut ka ngjitje nëpër shkëmbinj apo lëshim, bien gurët prandaj dhe i kemi qit shenjat dhe mund të hasim në shtazë të egra”, ka sqaruar ai.
Për të ardhur në këtë pjesë, Fatosi tregon se qytetarët duhet patjetër të mbathin këpucë të bjeshkës. “Është shumë më lehtë, pasi terreni është pak më i vështirë”.
Katallozi më tej tregon se gjatë ecjes nëpër shteg janë katër pushimore dhe distanca e tyre është 500-600 metra.
“Te pishat është ekzistuese një pushimore, 800 metra i ka deri te pushimorja e parë. Janë gjithsej katër pushimore. Gjatë rrugës mes tyre distanca është diku 500 – 600 metra… Pamjet janë atraktive. Bota bimore është shumë e pasur duke filluar nga ato me ngjyrë vjollce etj. Ka edhe molla, dardha të egra dhe gështenja gjatë gjithë rrugës”, tha ai, duke shtuar se pushimorja e dytë është më atraktive pasi aty shfaqen shkëmbinjtë.
“Të gjithë ata që nuk frikësohen nga lartësitë duhet edhe ta provojnë”.
Mirëpo, ‘Shtegu i Mushkave”, të jep kënaqësinë të shohësh dy pamje në të njëjtën kohë, Grykën e Rugovës dhe qytetin e Pejës.
“Jemi në pjesën si kufitare në grykë të Rugovës dhe qytetit. Mund t’i shohim dy pamjet. Prej këtu shihet një pjesë shumë e madhe e Grykës e Rugovës. Fshati i parë është Shtupeçi, mirëpo deri këtu është pjesa e parë e shtegut dhe prej këtu e poshtë tek Zip Line dhe tek Via Ferrata, për mu lidh me aktivitetet tjera është pak më vështirë, kështu që duhet pak kujdes, lëshim nëpër shkëmb”, tregon tutje ai.
Sipas tij, pamjet panoramike nuk kanë fund në këtë pjesë të shtegut.
Për sigurinë e qytetarëve, Fatosi dhe pjesëtarë të tjerë të ‘Outdoor Kosovo’, kanë vendosur anash disa litarë sigurie ngase është terren më i vështirë.
“Arritëm tek pjesa më atraktive e terrenit. Në këtë shkëmb 18 metra të lartë mund të zbresim në shkallët të cilat janë vendosur aty që duhet vëmendje dhe koncentrim maksimal”, tregoi rrugëtimin nëpër ‘Shtegun e Mushkave’, Fatos Katallozi.
Ai tha se ky shteg ia vlen të vizitohet pasi lidhet edhe me atraksionin tjetër Zip Line. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SpJVrEIGRIE&feature=youtu.be
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025