Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një konferencë për media të martën kushtuar ecurive aktuale ekonomike në vend, ka paraqitur 22 rekomandimet, të cilat janë formuluar së bashku me bizneset, e të cilat pritet të dërgohen në Qeveri në fund të këtij muaji, për pakon e re fiskale.
Gërxhaliu tha se kjo pako do të gjenerojë rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe se kërkesë e biznesit është që kjo pako të miratohet sa më shpejtë që është e mundur.
“Kemi arritur ta argumentojmë lirimin nga tatimi doganor, për të gjitha produktet që konsiderohen si lëndë e parë për prodhim, sipas regjistrimit të prodhuesve në ATK . Dhe në këtë drejtim është një hap i rëndësishëm në mbështetje të sektorit prodhues, e në veçanti në fuqizimin e sektorit privat përmes prodhimit. E dyta, pikë që është mirëprit dhe argumentuar, është heqja e normës së akcizës në mazut për prodhim. Kemi pasur ankesa nga sektori privat, që një ndër kostot që e ngarkon së shumti prodhimin vendor është mazuti”, tha ai.
Ndër rekomandimet të cilat do t’i dorëzohen Ministrisë së Financave, sipas Gërxhaliut, është dhe ajo që ka të bëjë me kontrollin e miellit, i cili plasohet në tregun tonë.
“Masa e pestë ka të bëjë me nxjerrjen e aktit legjislativ, për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit, i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Kosovës. E kemi bërë këtë në rend të parë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve duke pasur parasysh faktin se ka pasur spekulime të ndryshme sa i përket kualitetit të miellit të importuar dhe grurit. Besoj që vendosja e banderolave dhe rritja e kontrollit fito sanitar dhe shëndetësor do të jetë ajo që do të jetë në funksion të mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Si rekomandim tjetër i përfshirë në këtë pako, është dhe trajtimi i telefonave mobil dhe ulja e akcizës për pijet e gazuara dhe jo të gazuara, të cilat sipas Gërxhaliut do të gjenerojnë efekte pozitive.
“Trajtimi i importit të telefonave mobil, përmes aktiviteteve të shtuara dhe të përbashkëta të ATK-së dhe Doganave të Kosovës. Ju e dini se është një aktivitet mjaftë profitabil, por dyshohet që ka informalitet dhe besojmë se një trajtim i tillë dhe evidentim i të gjitha këtyre transaksioneve do të gjenerojë efekte pozitive. Pika 17 ka të bëjë me uljen e akcizës në pijet e gazuara dhe jo të gazuara. Pasi që është një aktivitet që punëson në Kosovë, gjeneron stabilitet social dhe ka dhe depërtim në tregje të rajonit dhe me gjere”, tha ai.
Gërxhaliu foli dhe për një kërkesë të shoqatës së përpunueseve të arit, lidhur me kontrollin e importit të tij.
“Është një kërkesë që ka ardhur nga Shoqata e përpunuesve të arit dhe zejtarëve. Nga vetë fakti që ne jemi dëshmitarë, që në Kosovë ekzistojnë më tepër se 500 punëtori dhe dyqane të arit, dhe si është e mundur që vlera e importuar e arit, në vitin kalendarik 2013-2014, të jetë vetëm katër apo 5 kilogramë, kur dihet që vetëm një argjendari e posedon këtë vlerë. Prandaj, besoj që është rekomandim, që do të ketë efekte multiplikative pozitive. Do të ketë transparencë, kualitet, kontroll dhe do të ketë mundësi që të eksportohet dhe të kemi rezerva”, tha ai.
Si brengë, kreu i OEK-ut ka paraqitur gjendjen në të cilët ndodhet gjiganti metalurgjik “Trepça”, e cila sipas tij dhe më tutje mbetet në mëshirën e kohës. Ai tha se Trepça duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të Kosovës, pasi që garantohet stabilitet dhe qëndrueshmëri ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite