LAJMI I FUNDIT:

Televizioni shtetëror rus: Bota për “një qime” larg luftës nukleare

Televizioni shtetëror rus: Bota për “një qime” larg luftës nukleare

Shpresat ruse për marrëdhënie të mira me SHBA-të nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump ngadalë po zhduken, ndërsa mediat shtetërore, të cilat kishin festuar fitoren e tij, tash paraqesin qëndrime të kundërta, andaj edhe e kanë shpallur më të frikshëm se sa liderin veri-korean Kim Jong-un.

Vendimi i Trump për sulm raketor ndaj aleatit të Rusisë, Sirisë dhe hedhja e bombës masive në Afganistan, vazhdimi i politikës së Barack Obama sa i përket Krimesë, kanë groposur shpresat ruse për afrimin e Kremlinit me Uashingtonin.

Dmitrij Kiseljov, udhëheqës i lajmeve kryesore në kanalin Rossiya 1, ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Trump.


“Bota për “një qime” është më larg luftës nukleare. Lufta mund të shpërthejë si rezultat i konfrontimit të dy personaliteteve: Donald Trump dhe Kim Jong-un. Të dy janë të rrezikshëm, po kush nuk është tjetër? Trump”, tha Kiseljov.

Ai e ka quajtur presidentin amerikan “impulsiv dhe të paparashikueshëm” për dallim nga lideri komunist veri-korean. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov nuk ka dashur të komentojë se sa përputhen qëndrimet e Kiseljov me ato zyrtare të Moskës.

“Qëndrimi i tij është i afërt, por jo edhe gjithmonë”, tha Peskov.

Por, fakti se Kiseljovit i është mundësuar hapësirë kaq e lirë për retorikë të ashpër ndaj Trump, gjithsesi është një indikator se sa është i zemëruar Kremlini për shkak se presidenti amerikan nuk ka mbajtur premtimin e tij për marrëdhënie të mira me Moskën.

Udhëheqësi i televizionit rus pohon se Kim Jong-un është më pak i frikshëm se sa Trump, pasi është i gatshëm për bisedime, nuk ka sulmuar shtetet tjera dhe nuk ka dërguar marinën detare në brigjet amerikane.

“Kim Jong-un është në territorin e tij dhe nuk planifikon të sulmojë askënd”, ka thënë Kiseljov, i cili njëherë kishte deklaruar se Moska mund ta shndërrojë SHBA-të në hi radioaktiv.

Edhe mediat ruse, të cilat janë nën kontrollin e Kremlinit, nuk janë aq entuziaste si më parë sa i përket qëndrimeve të Trump, por duket se Kiseljov ka vendosur standarde anti-Trump, dhe me këtë rast është më i ashpri.

Anketat tregojnë se raportimi negativ për Trump ka ndryshuar edhe qëndrimin e popullsisë ruse. Sipas anketës së VtsIOM, të hënën, tregon se përqindja e atyre që shikojnë negativisht Trump është rritur nga shtatë në 39 për qind.

“Sjellja agresive e Trump ka sjellë mos besim dhe qëndrim negativ ndaj Amerikës, ajo të cilën e karakterizon shoqërinë ruse në dy dekadat e fundit. Sulmi raketor amerikan në Siri ishte tush i ftohtë për shumë rusë”, ka thënë Valeri Fedorov, drejtor ekzekutiv i kësaj agjencie të hulumtimit.

Zyrtarët rusë thonë se shumë veprime të politikës Trump nuk dallojnë nga politika e Obamës, por pavarësisht kësaj gjërat nuk po zhvillohen ashtu sikurse kishin pritur duke dëgjuar fjalimet parazgjedhore të Trump, politikanët rusë edhe më tej dëshirojnë marrëdhënie të përmirësuara me SHBA-të.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori