I tradhtuar, i mashtruar dhe i dëshpëruar, është shija që i është lënë veteranit të ushtrisë amerikane, Fabian Rebolledo Cuevas, pasi është dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Meksikë.
I rekrutuar në vitin 1997 në moshën 23-vjeçe në ushtrinë amerikane, veterani me prejardhje nga Meksika, i cili ka jetuar në Amerikë me prindërit e tij që prej se ishte 13-vjeç, i ishte thënë që nëse do kryente shërbim mund të fitonte shtetësi ligjore.
“Në vitin që arrita në Los Angeles, Kaliforni, prindërit më futën në shkollë, përfundova kolegjin në Rio Hondo, Kaliforni, por mu desh të largohesha për të ndihmuar prindërit me shpenzimet”, tregon ai.
Në vitin 1999 ai shërbeu si ushtar i trupave ushtarake amerikane në Kosovë, shkruan mediumi meksikan Mundo Ejecutivo.
Ai kishte shërbyer si ushtar edhe në Greqi dhe në Itali. Pas këtyre shërbimeve jashtë Amerikës, ai u kthye në Karolinën Veriore si pjesë e njësitit të fluturuesve me parashutë, njëri nga njësitet më të njohura në SHBA.
“Pas shërbimit tim, punova për universitetin për një periudhë tre vjeçare, gjithmonë me mentalitetin e njëjtë që un veç se isha një shtetas amerikan, edhe kur udhëtoja për në Tijuana dhe nuk prezantoja dokumentet për atë arsye”, thotë ai.
Asnjëherë nuk ka pasur problem në udhëtim, pasi që thoshte që ishte qytetar i vendit dhe kalonte.
Sidoqoftë, në vitin 2005 kur po punonte në kompaninë e tij të ndërtimit, ai mori një letër migrimi në të cilën i kërkohej të ripërtërinte lejen e qëndrimit, “mua, ku unë besoja që veç se isha shtetas”.
Edhe kolegët e tij të ushtrisë ishin në të njëjtën situatë, dhe kur ky provoi të ripërtërinte qëndrimin pati probleme, shkruan Insajderi.
Kjo për shkak se ai ishte arrestuar një herë nën ndikimin e alkoolit dhe ishte nën një test të sjelljes. Edhe pse gjykatësi e fali, atij iu mohua shtetësia.
Më pas për shkak të disa incidenteve, ku ai u arrestua dhe u dënua me 16 muaj burgim, dhe me këtë rast ai hyri në listën e dëbimit. Fabian luftoi për vetën për 11 muaj në gjyq por përsëri merret vendimi që ai të kthehet.
“Gjykatësi shikon dokumentet e mia, thotë, faleminderit për shërbimin tënd, por unë ende mendoj që je kërcënim për shoqërinë, dhe më dëboi në mars të vitit 2010”, tregon ai.
I dëbuar në Meksikë, një vend ku nuk e njeh askënd dhe pa asnjë cent në gjep, njëri nga të dëbuarit e ndihmon për pagesën e biletës dhe hotelit. Sidoqoftë arrin të kthehet përsëri në SHBA, vazhdon të punojë, por dëbohet përsëri pas një incidenti në trafik.
Veterani dërgohet në një qendër mbajtjeje në Los Angeles, ku thotë që është keqtrajtuar dhe rrahur nga oficerët e migrimit “vetëm për shkak që iu tregova që isha shtetas i atij vendi sepse kam qenë pjesë e forcave të armatosura”.
Edhe në Meksikë është trajtuar si mos më keqi nga zyrtarët.
Nganjëherë fle në rrugë, pyet për ushqim në këmbim të pastrimit të ndonjë lokali, dhe në fund arrin të kontaktojë me kushërinjtë në SHBA, të cilët e ndihmojnë për mbijetesë.
Por ai vazhdon të luftojë dhe është i bindur që do të kthehet te familja e tij në SHBA.
“Edhe pse nuk kam arritur të largoj shijen e hidhur nga çfarë më ka ndodhur, kam luftuar për atë vend dhe nuk është e drejtë të paguhem në këtë mënyrë”, thotë Fabian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze