LAJMI I FUNDIT:

Arsimtarët dhe punëtorët komunal në Maqedoni do të mbeten pa rroga

Arsimtarët dhe punëtorët komunal në Maqedoni do të mbeten pa rroga

“Nuk do të kenë rroga në sferën e arsimit nuk do të kenë rroga në komunë, nuk do të kenë rroga as organet e komunave”, tha Nevzat Bejta, nënkryetar i Bashksisë së Njësisë të Vetqeverisjes Lokale.

Kjo do të jetë gjendja e komunave pas 14 majit, kur kryetarëve të komunave do tu skadojë mandati, thotë Nevzat Bejta, si pjesë e grupit të punës që kërkojnë zgjidhje për këtë problem. Sipas tij, populli do të jetë ai që do të pëson nga ngërçi politik dhe institucional.

Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu për TV21 thotë se po bëhet përpjekje që kryetarëve të komunave t’i jepen kompetenca, së paku që të nënshkruajnë rrogat e punëtorëve në komuna dhe në arsim.

Grupi i punës i përbërë nga kreu i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Koce Trajanovski dhe Nevzat Bejta, ku bëjnë pjesë edhe ministra e Pushtetit Lokal dhe ajo e drejtësisë, po vazhdojnë konsultat me ekspertë juridik për të gjetur zgjidhje pas 14 majit.

Ngecja e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit ka pamundësuar shpalljen e zgjedhjeve lokale, pasi që sipas Kushtetutës, kryetari i parlamentit është i vetmi organ që mund të shpall zgjedhjet, qofshin ata lokale, parlamentare apo presidenciale. Nesër pritet që të sillet vendim nga Qeveria se a do të ju jepet apo jo kryetarëve të komunave e drejta e vazhdimit të ushtrimit të detyrës, së paku deri në shpalljen e zgjedhjeve lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori