Sigmar Gabriel ishte i qartë në mesazhin e tij për opozitën shqiptare, kur tha se askush në Europë nuk e kupton se pse pak kohë para zgjedhjeve duhet të ikë qeveria legjitime dhe të zëvendësohet me një tjetër.
“Tani, për fat të keq dhe pa kuptuar mire, po shohim që reforma në drejtësi po pengohet. Askush në Europë nuk po e kupton siç duhet. Parlamentarët bojkotojnë Parlamentin. Në vendin tim kjo është absurde. Në vend të kësaj, ata mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë kundrejt Parlamentit. Ne s’mundemi dhe s’duam ta pranojmë dhe është absurde sepse për pak javë keni zgjedhje në Shqipëri dhe rasti më normal do të ishte që nëse deputetët nuk janë të kënaqur me qeverinë, ta anatemojnë këtë në fushatë. Cili është parimi bazë i demokracisë? Që në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, pakicat të mund të pranojnë shumicën. Sepse në të ardhmen do të kenë shansin për tu shndërruar në shumicë”, tha Gabriel.
Ministri gjerman tha se këtë mesazh do t’ja përcjellë edhe kreut të opozitës, Lulzim Bashës, gjatë takimit me të.
“Është e rëndësishme që Kushtetuta të zbatohet, bashkë me të edhe reforma në drejtësi. Apelojmë qeverinë dhe Parlamentin që të punojnë mbi bazën e Kushtetutës për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë mesazh do t’ja përcjellim edhe opozitës, që e tërë qeveria federale, kancelaria federale janë të bindjes se bojkoti parlamentar nuk është rrugë e pranueshme për të shprehur vullnetin. Ka një farë frike lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi”, deklaroi Gabriel.
Ministri Gabriel zbulon edhe letrën që partitë në koalicionin qeverisës CDU-CSU I kanë dërguar opozitës shqiptare: “Pati një letër të partnerëve të koalicionit qeveritar, unë vetë jam social-demokrat, edhe të partnerëve tanë nga CDU-CSU, kanë shkruar një letër drejtuar opozitës së këtushme, sikurse edhe një pjesë e madhe e PPE-ve. Kanë apeluar për të mos bllokuar reformën në drejtësi. Një politikë që përpiqet të pengojë këtë, largohet nga Europa. Më lejoni t’ju bëj një pyetje: çfarë është më e rëndësishme? Interesat e vendit apo interesat e partive politike? Interesi i qytetarëve është shteti i së drejtës dhe jo i grupimeve më të vogla”.
Ministri gjerman foli edhe për procesin e Berlinit: “Procesi i Berlinit nisi me eufori, që ndërkohë ka rënë disi. Konstatohet një farë ngadalësimi i ritmeve, nuk mund të shpjegohet përse projektet nuk po ecin përpara siç duhet. Këtu luajnë rol interesa të grupeve të caktuara. Europa mund të bënte më shumë për vendet e Ballkanit perëndimor”.
Gabriel ka një këshillë për opozitën, që nëse do të vihet në zbatim, sipas tij, do t’i mundësonte vendit rrugën përpara drejt BE-së.
“Opozita konfirmon paragjykimet e shumë njerëzve jashtë vendit kundër Shqipërisë. Kush bojkoton Parlamentin për të penguar reformat, i bën dëm vendit të tij. Ndaj, këshilla ime është të gjenden rrugët për ta lënë bojkotin dhe të mbërrijnë në zgjedhje. Askush nuk e kupton përse para zgjedhjeve kërkohet qeveri teknike. Nuk kuptohet përse. Që opozita nuk e do qeverinë, kjo është normale, por në këtë pikë është e pakuptueshme. Kështu vetëm e largojnë vendin. Ky nuk është vendimi ynë. Kjo është vendimmarrja e shqiptarëve. Ata i zgjedhin partitë. Sabotimi i shtetit ligjor, për ne nuk është në interesin e shqiptarëve”, theksoi Gabriel.
I pyetur për urat e komunikimit që mund të vendosen mes qeverisë dhe opozitës, Gabriel thotë se ka sërish një këshillë dhe ajo është vetëm zbatimi i Kushtetutës.
“Këshilla ime, zbatimi i ligjeve dhe Kushtetutës dhe realizimi i zgjedhjeve mbi bazën e tyre. Argumenti i Bashës ky është, mosbesimi që ka për mundësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë kontekst, duhet të bëheshin propozimet e nevojshme. Gjermanët, OSBE, BE do duhej të merrnin propozimin që t’i shoqërojmë në mënyrë më intensive këto zgjedhje. Nëse opozita dëshiron, mund të bëjmë më shumë, por bojkotimi i Parlamentit nuk është rruga që të çon drejt zgjedhjeve demokratike”, nënvizoi Gabriel. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët