“The Fate of the Furious” është ngjitur shumë shpejt në majën e renditjes së filmave me të ardhurat më të mëdha, duke thyer një rekord ndërkombëtar në këtë aspekt.
Seria e tetë e filmit aksion-triler ka siguruar plot 532.5 milionë dollarë të ardhura në mbarë globin përgjatë fundjavës që lamë pas. Këto shifra e bëjnë debutimin e këtij filmi ndër më të fuqishmit mbarëbotëror, duke tejkaluar edhe “Star Wars: The Force Awakens”, filmin deri më tani me 529 milionë dollarë.
Gjithsesi, të ardhurat për këtë film në Shtetet e Bashkuara kanë rënë ndjeshëm krahasuar me serinë e mëparshme të tij. “Furious 7” kishte shënuar 147.2 milionë dollarë të ardhura në SHBA, kur u lansua në vitin 2015, ndërsa seria e tetë e nisi me vetëm 100.2 milionë dollarë këtë vit, transmeton TCH.
Pavarësisht humbjes së rreth një të tretave të të ardhurave në krahasim me një seri të mëparshme, performanca në Amerikë e këtij filmi konsiderohet ende mbresëlënëse. “The Fate of the Furious” ka grumbulluar rreth dy të tretat e të ardhurave të ‘Box Office’ gjatë fundjavës. Konkurrenti më i afërt me të ka qenë “The Boss Baby”, që ka siguruar vetëm 15.5 milionë dollarë, duke u renditur në vendin e dytë.
“The Fast & Furious”, film që nisi në vitin 2001, është një seri filmash aksion që përfshin gara të shumta makinash nëpër rrugë, ndjekje makinash apo vjedhje. Suksesi i fundit i këtij filmi ka ardhur edhe si pasojë e shikueshmërisë në Kinë, aty ku u siguruar 190 milionë dollarë brenda tri ditëve.
Vin Diesel, i cili ka luajtur në secilën prej serive të filmit, ka thënë se është tejet “mirënjohës, i përulur dhe i bekuar” teksa sheh suksesin e filmave.
Në kastin e “The Fate of the Furious” luajnë edhe Charlize Theron, Tyrese Gibson and Ludacris. Ndërkohë, seri të tjera të të njëjtit film priten të publikohen në vitet 2019 dhe 2021.
Edhe në Kosovë, kinemaja më e madhe dhe më e sofistikuar në vend, Cineplexx Kosova, ka thyer një rekord jo vetëm të kinemasë, apo rekordin lokal – por rekordin mbarë rajonal për premierën e filmit të fundit, “Fast & Furious 8”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Gjysma ime më e mirë, sot kam shumë lot për ty” - Agron Llakaj i jep lamtumirën bashkëshortes
Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë